• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ÇIKLIZËM/ Etapa 2 e Turit, Pogaçar i dhuron fitoren Del Toros

06/07/2026
ÇIKLIZËM/ Etapa 2 e Turit, Pogaçar i dhuron fitoren Del Toros

Turi i Francës u ndez nën diellin përvëlues të Barcelonës, në një pasdite me temperatura të padurueshme, që shërbyen si paralajmërim i valës së të nxehtit që pritet të godasë Francën javën e ardhshme.

Pas garës hapëse në kronometër ekipor, çiklistët luftuan në etapën e dytë, Tarragona-Barcelonë (168.5km), me pjerrësitë e vështira të Montjuicit, skena klasike e “Volta a Catalunya”, e cila këtë herë ofroi një tjetër finale spektakolare në zemër të qytetit katalanas. Barcelona i dha lamtumirën karvanit më prestigjioz të çiklizmit botëror me një duel të jashtëzakonshëm, ku protagonist ishte Isaac del Toro. Shoku i skuadrës së Tadej Pogacarit arriti fitoren e parë në Turin e Francës, ndërsa lideri i tij e shoqëroi me buzëqeshje deri në vijën e finishit. Skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe dominoi plotësisht ngjitjen e fundit vendimtare në Montjuic.

Pasi izoluan dhe shkëputën Jonas Vingegaardin, vendosën që kishte ardhur momenti që “El Torito” të festonte triumfin e tij të parë në Francë. Shkëputja e ditës nuk përbënte kurrë një shqetësim për pretendentët e klasifikimit të përgjithshëm, të vetëdijshëm se gjithçka do të vendosej në rrëzë të kështjellës që mbikëqyr Barcelonën. Çiklisti i Caja Rural-Seguros RGA, Alex Molenaar, udhëhoqi arratisjen deri 32 kilometra nga finishi, kur grupi kryesor e neutralizoi. Me fundin e shkëputjes, nisi edhe beteja e vërtetë. Që në kalimin e parë në Montjuic (1.6 km me pjerrësi mesatare 8.7%), skuadra UAE nuk lejoi asnjë moment qetësie. Brandon McNulty, i veshur me fanellën me pika, vendosi ritmin e fortë.

Në ngjitjen e dytë, Tom Pidcock dhe Matteo Jorgenson iu bashkuan ritmit të pandalshëm të McNulty. Pas tyre, i qetë dhe gjithmonë kërcënues, Pogacar priste momentin e duhur. Momenti vendimtar erdhi kur Pogacari dhe Del Toro sulmuan. McNulty vazhdonte të udhëhiqte, ndërsa Jorgenson dhe Vingegaard mbetën të rrethuar nga katër çiklistë të UAEsë. Ishte fotografia perfekte e dominimit të skuadrës emiratase. Në ngjitjen e tretë u shfaq edhe Remco Evenepoel, i vendosur pas gomës së Pogacarit. Adam Yates e rriti edhe më shumë ritmin, por sulmi i madh i kampionit të botës nuk erdhi, në befasi të të gjithëve. Mattias Skjelmose provoi të largohej, ndërsa Juan Ayuso kishte mbetur në fund të grupit.

Megjithatë, ishte Isaac del Toro ai që bëri lëvizjen vendimtare. Meksikani krijoi menjëherë diferencën dhe la pas Jonas Vingegaardin. Pogacar u vendos pas tij, por nuk tentoi ta kalonte. Përkundrazi, ia dhuroi fitoren shokut të ekipit, i cili shpërtheu në lot në vijën e finishit, duke u përqafuar me liderin slloven. Me këtë sukses, Isaac del Toro bëhet meksikani i dytë në histori që fiton një etapë të Turin e Francës, pas Raul Alcalas, i cili triumfoi në vitet 1989 dhe 1990. Për sa i përket garës, mesazhi është i qartë që në etapën e dytë: makineria e fuqishme e UAE ka nisur të imponojë ritmin e saj edhe në Turin e Francës 2026. Sot do të jetë radha për etapën e tretë, Granollers – Les Angles (195.9km), një garë malore, me Turin që do të futet në tokën franceze.

2

Related Posts

“Haaland po lë shije  të mirë”, Çutra: Ka karakteristika të rralla, bën diferencën
Sport

“Haaland po lë shije  të mirë”, Çutra: Ka karakteristika të rralla, bën diferencën

06/07/2026
UEFA Conference League/ AF Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër me BATE Borisov në “Elbasan Arena”
Sport

UEFA Conference League/ AF Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër me BATE Borisov në “Elbasan Arena”

06/07/2026
Rasti i Balogun përfshin edhe KE, Komisioneri: Nuk kemi kompetencë të shqyrtojmë vendimet disiplinore të FIFA-s
Sport

Rasti i Balogun përfshin edhe KE, Komisioneri: Nuk kemi kompetencë të shqyrtojmë vendimet disiplinore të FIFA-s

06/07/2026
Rrezik për precedent, Franca tenton të përfitojë si USA, gati ankesa drejtuar FIFA-s për kartonin e Olise
Sport

Rrezik për precedent, Franca tenton të përfitojë si USA, gati ankesa drejtuar FIFA-s për kartonin e Olise

06/07/2026
Zyrtare/ Partizani bëhet me trajner të ri, 46 vjeçari nga Rumania firmos kontratën me të kuqtë
Sport

Zyrtare/ Partizani bëhet me trajner të ri, 46 vjeçari nga Rumania firmos kontratën me të kuqtë

06/07/2026
Botërori/ FIFA “assist” USA-s, shtyhet pezullimi për Balogun, sulmuesi do të jetë ndaj Belgjikës
Sport

Botërori/ FIFA “assist” USA-s, shtyhet pezullimi për Balogun, sulmuesi do të jetë ndaj Belgjikës

06/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk ka qetësi në Kombëtare! Titullari mungon ndaj Ukrainës

Skënder Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit, priten ndryshime edhe në qarqe

06/07/2026
“Haaland po lë shije  të mirë”, Çutra: Ka karakteristika të rralla, bën diferencën

“Haaland po lë shije  të mirë”, Çutra: Ka karakteristika të rralla, bën diferencën

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al