• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari

14/07/2026
Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari

Gjithnjë e më shumë të rinj nga vendet e Azisë po zgjedhin Shqipërinë si një destinacion për të punuar dhe jetuar si edhe për të krijuar eksperienca të reja. Një prej tyre është edhe Chit Lin Maung, 22-vjeçari nga Myanmar i Azisë Juglindore, i cili prej gati një viti jeton dhe punon në Sarandë.

Chit Lin Maung ka ardhur në Shqipëri përmes një agjencie pune, pas eksperiencës që kishte në Dubai. Ai tregon se zgjodhi Sarandën për shkak të mundësive më të mira të punës dhe kushteve më të përshtatshme. Aktualisht punon si banakier dhe shprehet i kënaqur me ambientin ku jeton dhe punon.

“Unë jam nga Myanmari dhe punoj këtu në Sarandë prej një viti. Më parë kam qenë në Dubai. Atje dëgjova për Shqipërinë. Në Sarandë erdha përmes një agjencie. Ky vend është shumë i bukur. Puna ime është e mirë dhe në vendin tim të punës mund të tregoj profesionalizmin tim. Gjithashtu mund të përmirësoj aftësitë e mia profesionale”, tha ai.

I riu nga Myanmar tregon se njerëzit në Sarandë e kanë pritur mirë që në ditët e para dhe se ka krijuar marrëdhënie të mira me kolegët dhe banorët. Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha mbetet gjuha shqipe, pasi komunikimi i përditshëm është ende i vështirë, por ai përpiqet të mësojë dhe të përshtatet.

“Tani punoj në banak. Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Kur erdha këtu për herë të parë, ata ishin shumë miqësorë dhe të sjellshëm. Edhe në vendin tim të punës kam takuar shumë njerëz dhe të gjithë janë njerëz të mirë. Sa për kushtet e punës, këtu është pak më ndryshe. Për mua është më mirë për sa i përket pagës dhe vendit ku jetoj. Pra është një vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të dashur. Vështirësia më e madhe është gjuha, sepse këtu shumica e njerëzve nuk flasin anglisht. Në Tiranë dhe në Sarandë, rreth gjysma e njerëzve mund të flasin anglisht. Por për mua gjuha është pjesa më e vështirë, po mundohem të mësoj shqip”, tha ai.

Chit Lin Maung thotë se dëshiron të vazhdojë të punojë edhe në vitet e ardhshme në Shqipëri, duke përmirësuar aftësitë profesionale. Ai nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të qëndrojë më gjatë në vendin tonë, pasi e vlerëson Shqipërinë si një vend të bukur me njerëz mikpritës.

“Kur isha në Dubai, paga ishte më e ulët, ndërsa këtu marr një pagë më të lartë. Edhe kushtet e punës më ndihmojnë të përmirësoj aftësitë e mia profesionale. Për këtë arsye erdha këtu.Po, sigurisht, do të vazhdoj të punoj në të ardhmen, ndoshta edhe dy ose tre vite të tjera. Pastaj, pasi të mbaroj, ndoshta do të kthehem në vendin tim. Ndoshta, në dashtë Zoti, mund të qëndroj edhe këtu dhe të marr pasaportën shqiptare”, tha ai.

Historia e Chit Lin Maung është një tjetër shembull i të rinjve të huaj që po zbulojnë Shqipërinë jo vetëm si një vend për të punuar, por edhe si një hapësirë ku mund të ndërtojnë përvoja dhe të zhvillohen profesionalisht. Me sfidat dhe përshtatjen e tij, ai tashmë e konsideron Sarandën një vend ku ndihet mirë dhe ku dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij.

Related Posts

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!
Kryesore

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!

14/07/2026
Bëhuni gati/ Na pret një verë e nxehtë, temperatura deri 40 gradë në Ballkan
Kryesore

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14/07/2026
Flamuri shqiptar në paradën ushtarake të 14 korrikut në Paris
Lajme

Flamuri shqiptar në paradën ushtarake të 14 korrikut në Paris

14/07/2026
Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Kryesore

Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14/07/2026
Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin
Kryesore

Rama: Shqiptarët jetojnë më mirë dhe kërkojnë më shumë

14/07/2026
Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Kryesore

Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian

14/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!

14/07/2026
Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari

Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al