Ilir Daja foli para ndeshjes Astana-Dinamo, që do të luhet nesër(16 korrik). Sfida nis në orën 17:00, ndërsa dinamovitët do të kërkojnë të përmbysin disavantazhin 0 me 1 nga ndeshja në Elbasan.
“Është një ndeshje, që ashtu si e para, ka vështirësitë e veta. E shton më shumë vështirësinë avantazhi i fitores në ndeshjen e parë nga Astana.
Por kur është e vështirë, ndonjëherë është më e bukur, kur realizohet objektivi. Para dy vjetësh, në drejtimin e Ballkanit, kam ndjerë mikpritjen këtu në Kazakistan.
Astana nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit aktual ka një manovër të konsoliduar. Mendoj se është e bukur edhe e vështirë njëkohësisht të luash kundër Astanës”, u shpreh Daja para sfidës në Ligën e Konferencës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









