Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka marrë masa ndëshkuese ndaj 5 bizneseve që kanë shkaktuar ndotje mjedisore në zonën e Dhërmiut.
Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit.
Për shkak të mosrespektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore, kompanitë Gj*** Konstruksion, Gjikuria, A**** B****, E***Construction Company dhe B**** Express 2018 u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim.
“Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndëshkoi me pezullim dhe gjobë pesë subjekte biznesi për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut, pjesë e Bashkisë Himarë.
Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit.
Për shkak të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore, kompanitë Gj*** Konstruksion, Gjikuria, A**** B****, E***Construction Company dhe B**** Express 2018 u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim.
Marrë në konsideratë mbarëvajtjen e sezonit turistik, IKMT gjen rastin tu bëjë thirrje veçanërisht të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në vijën bregdetare të tregojnë vëmendje të shtuar në respektimin e detyrimeve ligjore për mjedisin.
IKMT mbetet e vendosur të mos tolerojë dhe do të ndëshkojë çdo rast të shkeljeve ligjore në fushën e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve”, thekson IKMT.








