Anthony Joshua shihet si favorit i padiskutueshëm përballë Kristian Prengës në duelin e shumëpritur të boksit. Sipas kuotave të publikuara nga kompanitë e basteve, diferenca mes dy sportistëve është shumë e madhe. Joshua kuotohet rreth 1.02–1.05 për fitoren, ndërsa suksesi i Prengës vlerësohet me kuota shumë më të larta, rreth 14.00–20.00.
Këto shifra tregojnë se ekspertët e basteve e konsiderojnë ish-kampionin e botës në peshat e rënda si favorit absolut, falë eksperiencës së tij në nivelet më të larta të boksit dhe përballjeve me kundërshtarë të mëdhenj.
Nga ana tjetër, Kristian Prenga hyn në këtë përballje si sfidant dhe një fitore e tij do të cilësohej një surprizë e madhe. Boksieri shqiptar beson te fuqia dhe aftësitë e tij, ndërsa në peshat e rënda gjithmonë ekziston mundësia që një goditje e vetme të ndryshojë gjithçka.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Joshua do ta konfirmojë statusin e favoritit apo nëse Prenga do të arrijë të shkruajë një nga surprizat më të mëdha të karrierës së tij.








