• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

Gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të Roskovecit, ku mbetën të vrarë nga ish-dhëndi i tyre, çifti Kosta dhe Belere Plaku.

Sipas gazetarit, grupi hetimor dyshon se gjithçka ka nisur me një telefonatë që 35-vjeçari Refit Buzi, ndërsa tha se vajza ka qenë dëshmitare e momentit kur prindërit e saj u qëlluan me armë dhe më pas u mor peng nga ish-partneri i saj.

“Vajza ka parë gjithçka, dy prindërit që janë qëlluar nga personi me të cilin ajo ka qenë e fejuar”, tha ai.

Sipas komunikimeve me Policinë e Fierit dhe grupin negociator të RENEA-s, gazetari tha se e reja ka qenë në gjendje ekstreme, pasi dyshohet se është dhunuar si brenda banesës së prindërve të saj, ashtu edhe gjatë rrugës drejt zonës malore ku u mbajt për rreth shtatë orë.

“Ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës, në këmbë, por do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera.

Gjatë rrugës ka qenë jashtëzakonisht i dhunshëm dhe agresiv, pavarësisht se kërkonte bashkimin me të”, u shpreh Ervin Leka.

Gazetari tha gjithashtu se gjatë negociatave me RENEA-n, autori ka përmendur edhe pretendime për çështje financiare, duke pretenduar se i kishte dërguar familjes shuma parash kur ndodhej në Britaninë e Madhe.

“Çështja e parave është vetëm një pretendim dhe sigurisht nuk mund të justifikojë as ndjekjen, as dhunën, as marrjen peng dhe as aktin më tragjik, vrasjen e prindërve të saj.

Problemi kryesor ka qenë babai i vajzës, i cili e ka kundërshtuar që në momentet e para, pasi kishte shfaqur shenja agresiviteti. Konflikti me familjarët ka vijuar për shkak se ata ishin kundër kësaj marrëdhënieje”, tha gazetari.

Leka theksoi se Refit Buzi ishte një person i denoncuar më herët për dhunë dhe se ndaj tij kishte pasur referime në polici. Ai tha se grupi hetimor po verifikon gjithashtu edhe të shkuarën e tij, përfshirë periudhën kur ka jetuar në Britaninë e Madhe, ku dyshohet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshëm.

Related Posts

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026
Kryesore

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al