Dinamo City do të zbresë nesër në fushë me synimin për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të presë Aluminij në “Elbasan Arena”, në një përballje që nis në orën 21:00.
Dinamo City do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë fitoren dhe për të vijuar rrugëtimin europian. Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që synojnë një vend në raundin e tretë të UEFA Conference League.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








