• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Toka po bëhet më e errët, shkencëtarët japin alarmin: Ngrohja globale po përshpejton ndryshimin e planetit

04/08/2026
Toka po bëhet më e errët, shkencëtarët japin alarmin: Ngrohja globale po përshpejton ndryshimin e planetit

Ndryshimi i klimës nuk po matet vetëm përmes rritjes së temperaturave. Një tjetër tregues shqetësues që po vëzhgojnë shkencëtarët është edhe ndryshimi i shkëlqimit të Tokës: planeti po humbet gradualisht aftësinë e tij natyrore për të reflektuar rrezet e Diellit drejt hapësirës.

Ky fenomen njihet si ulja e albedos së Tokës – një proces që tregon se sipërfaqja e planetit po bëhet më pak reflektuese dhe po thith më shumë energji diellore, duke kontribuar në përshpejtimin e ngrohjes globale. Të dhënat e mbledhura nga satelitët e programit CERES të NASA-s, të cilët monitorojnë bilancin energjetik të Tokës që nga fundi i viteve 1990, tregojnë se planeti po ruan një sasi gjithnjë e më të madhe të nxehtësisë që vjen nga Dielli, në vend që ta kthejë atë në hapësirë.

Shkencëtarët shpjegojnë se disa faktorë po ndikojnë në këtë ndryshim: shkrirja e akullit dhe borës, ndryshimet në formimin e reve dhe reduktimi i aerosoleve atmosferike që lidhen me ndotjen. Akulli dhe bora kanë një aftësi të lartë për të reflektuar rrezet diellore, ndërsa sipërfaqe më të errëta si oqeanet dhe toka thithin më shumë energji. Me zvogëlimin e akullnajave dhe akullit detar, planetit po i humbin disa prej “pasqyrave” të tij natyrore që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit klimatik.

Ky proces krijon një rreth vicioz klimatik: ngrohja shkakton shkrirjen e akullit, ulja e sipërfaqeve reflektuese sjell më shumë përthithje të energjisë dhe kjo çon në ngrohje të mëtejshme.

Toka po grumbullon më shumë energji

Një nga treguesit kryesorë të ndryshimit klimatik është edhe çekuilibri energjetik i Tokës. Në kushte normale, planeti duhet të balancojë energjinë që merr nga Dielli me atë që lëshon përsëri në hapësirë përmes rrezatimit infra të kuq.

Por matjet e fundit tregojnë se më shumë energji po mbetet në sistemin e Tokës, duke shkaktuar rritje të temperaturave. Këto rezultate janë mbështetur edhe nga të dhënat e programit ndërkombëtar Argo, një rrjet me mijëra pajisje matëse në oqeane që monitorojnë temperaturën dhe ndryshimet në ujërat detare. Sipas shkencëtarëve, më shumë se 90% e energjisë së tepërt të akumuluar nga planeti përfundon në oqeane.

Një nga aspektet më të ndërlikuara të këtij fenomeni lidhet me luftën kundër ndotjes së ajrit. Në dekadat e fundit, shumë vende, përfshirë Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, kanë reduktuar ndjeshëm emetimet industriale dhe ndotjen nga transporti. Ky zhvillim ka sjellë përfitime të mëdha për shëndetin e njerëzve, por ka pasur edhe një efekt të papritur në klimë. Disa grimca ndotëse në atmosferë, veçanërisht aerosolët, kanë aftësinë të reflektojnë një pjesë të rrezatimit diellor dhe të krijojnë një efekt ftohës të përkohshëm.

Me uljen e tyre, një pjesë e këtij “mburojë reflektuese” është dobësuar, duke lejuar që më shumë energji diellore të arrijë dhe të përthithet nga sipërfaqja e Tokës. Sipas studiuesve, reduktimi i aerosoleve mund të ketë ndikuar ndjeshëm në rritjen e çekuilibrit energjetik të planetit gjatë dy dekadave të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ky ndryshim nuk është i dukshëm me sy të lirë, por matjet satelitore tregojnë se Toka po ndryshon në një mënyrë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e ngrohjes globale.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Më të lodhur, më pak aktivë. Kur duhet të tregojmë kujdes? Të flesh shumë pak të bën të shtosh në peshë
Lifestyle

Më të lodhur, më pak aktivë. Kur duhet të tregojmë kujdes? Të flesh shumë pak të bën të shtosh në peshë

29/07/2026
Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë
Lifestyle

Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

26/07/2026
Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë
Lifestyle

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

26/07/2026
Historia e pabesueshme e supermodelit që besoi se ishte alien! Sekti që i mori 20 vite jetë dhe mbi 4 milionë dollarë
Lifestyle

Historia e pabesueshme e supermodelit që besoi se ishte alien! Sekti që i mori 20 vite jetë dhe mbi 4 milionë dollarë

21/07/2026
Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun
Lifestyle

Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun

21/07/2026
Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore? Historia e affogatos
Lifestyle

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore? Historia e affogatos

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Toka po bëhet më e errët, shkencëtarët japin alarmin: Ngrohja globale po përshpejton ndryshimin e planetit

Toka po bëhet më e errët, shkencëtarët japin alarmin: Ngrohja globale po përshpejton ndryshimin e planetit

04/08/2026
“Kapiteni legjendar”, mijëra tifozë dhe personalitete të shumtë të botës së futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresi-t

“Kapiteni legjendar”, mijëra tifozë dhe personalitete të shumtë të botës së futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresi-t

04/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al