• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komiteti Ekzekutiv miraton shpërndarjen e re të orareve të ndeshjeve në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë

06/08/2026
Komiteti Ekzekutiv miraton shpërndarjen e re të orareve të ndeshjeve në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar sot propozimin për shpërndarjen e re të orareve të zhvillimit të ndeshjeve në kampionatet “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë, një vendim që do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027.

Ky vendim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSHF-së për të përmirësuar organizimin e garave kombëtare, duke krijuar një strukturë më funksionale të kalendarit të ndeshjeve dhe duke garantuar njëkohësisht përshtatshmërinë me kërkesat e transmetimeve televizive.

Vendimi është hartuar nga Departamenti i Garave, në bashkëpunim me Komisionin e Ligave dhe Garave, pas konsultimeve me drejtuesit sportivë të klubeve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.

Sipas rregullores së miratuar, duke filluar nga sezoni 2026–2027, ndeshjet e kampionateve profesioniste do të zhvillohen në katër fasha të përcaktuara orare:

Në rastet kur nuk do të ketë ndeshje të ekipeve kombëtare në mesjavë, ndeshjet e kampionateve do të planifikohen të zhvillohen të premten, të shtunën dhe të dielën.

Ndërsa në periudhat kur ekipet kombëtare do të kenë angazhime në mesjavë, ndeshjet do të zhvillohen të premten dhe të shtunën, me qëllim që futbollistëve t’u krijohet koha e nevojshme për rikuperim dhe përgatitje. Në raste të veçanta organizative ose për arsye të tjera specifike, ndeshje mund të programohen edhe ditën e hënë.

Me këtë vendim, Federata Shqiptare e Futbollit synon të rrisë cilësinë e organizimit të kampionateve, të optimizojë kalendarin e garave dhe të ofrojë kushte sa më të mira për klubet, futbollistët, transmetuesit televizivë dhe tifozët, duke garantuar një zhvillim më efikas dhe profesional të futbollit shqiptar.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar
Sport

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

22/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24
Sport

Zbulohet arsyeja, ja pse Arbër Hoxha refuzoi transferimin te skuadra arabe

22/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

22/09/2026
Sfidë e vështirë, jam i kënaqur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Arsenal, gati rinovimi i kontratës së trajnerit

22/09/2026
Nations League, kombëtarja kuqezi vijon stërvitjen
Sport

Nations League, kombëtarja kuqezi vijon stërvitjen

22/09/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Zhgënjim tek Egnatia, futbollist nuk mori ftesë për Ligën e Kombeve as me listën e zgjeruar – Balkanweb.com – News24

22/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

22/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24

Zbulohet arsyeja, ja pse Arbër Hoxha refuzoi transferimin te skuadra arabe

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al