Me mijëra tifozë i rezervuan Mohamed Salah një pritje të denjë për një “faraon”. Sulmuesi egjiptian u prezantua përpara tifozëve të Trabzonspor të cilët kishin mbushur stadiumin “Papara Park” për të parë nga pranë transferimin e tyre të bujshëm.
Mohamend Salah nënshtroi një kontratë dy vjeçare me ekipin nga Trabzoni nga ku do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, plus 20% të ardhurave nga shitja e fanellave apo produkteve të tjera të lidhura me emrin e tij.
Me transferimin e Salah, tifozët e Trabzonspor por dhe drejtuesit e klubit, besojë se ekipi i tyre këtë sezon mund të konkurrojnë për titullin kampion në Turqi. Salah do të mbajë të veshur fanellën me numrin 10-të të cilën ja la të lirë Ernest Muçi, ndërsa sulmuesi kuqezi do të marrë fanellën me numrin 7-të.






