Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, ishte një nga protagonistët kryesor të suksesit 6-2 që Napoli arriti në miqësoren kundër Aris. Qendërmbrojtësi dardan realizoi një super gol në minutën e 19-të që i japi rrugën suksesit të ekipit të Allegrit.
Me një goditje të fortë nga distanca, Rrahmani tundi rrjetën, një gol shumë i bukur që mori edhe duartrokitjet e stadiumit. Napoli shfaqi një formë të mirë në këtë test miqësor ku trajneri Allegri mori sinjale pozitive nga disa prej titullarëve të tij më të rëndësishëm ku një “dopietë” realizoi edhe Kevin De Bruyne.







