• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

14/08/2026
Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

Prej më shumë se dy vitesh, spitali është bërë shtëpia e tij. Durim Elmazi, një invalid që sapo ka përfituar pensionin, jeton prej majit 2024 në Spitalin e Përmetit, pasi familjarët e lanë në derën e këtij institucioni dhe u larguan. I amputuar në njërën këmbë si pasojë e gangrenës së shkaktuar nga diabeti, ai nuk ka as banesë dhe as njeri që ta strehojë.

Durimi është nga fshati Mokricë i Përmetit. Pas divorcit dhe viteve të emigrimit në Greqi, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua deri në amputimin e këmbës. Në dhjetor të vitit 2023, të afërmit e sollën në Shqipëri për trajtim. Pasi qëndroi për disa javë në banesat e tyre dhe kaloi në spitalet e Përmetit dhe Gjirokastrës, ai mbeti përfundimisht në Spitalin e Përmetit, ku jeton edhe sot.

Në një rrëfim prekës për Report TV, Durimi tregon se është braktisur nga ish-bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, të cilat jetojnë me familjet e tyre në Greqi. Edhe pse nuk ka nevojë për shtrim spitalor, ai vazhdon të qëndrojë aty, sepse spitali është e vetmja çati që ka mbi kokë.

“Unë s’vete në shtëpi se s’kam njeri në shtëpi. S’kam as shpi as njeri. Me nusen u ndava. Kam 2 fëmijë, i kam të martuar në Greqi. E dinë që ndodhem këtu në spital. Nuk më marin dot. Unë nuk dua të rri në kat të tretë”, tha ai.

Kryeinfermierja e Spitalit të Përmetit, shprehet se Durimit nuk i ka munguar asnjë përkujdesje qoftë kjo medikamentale e higjienike, por dhe është trajtuar dhe me ushqim.

“Durimi ka 2 vjet e gjysmë që ka ardhur këtu., Ka pasur probleme me këmbën. Familjarët e kanë lënë tek dera e spitalit. Është shtruar në pavion, është trajtuar dhe më pas ka ngelur se nuk e merrte asnjeri”, tha Antoneta Gaqo kryeinfermiere e Spitalit të Përmetit.

Lidhur me këtë rast shumë të rrallë ku Spitali është shndërruar në vend bujtje për një të sëmurë, Report TV është interesuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri sqarohet se Durim Elmazi, ndodhet në Spitalin e Përmetit prej 27 majit 2024 në kujdesin e strukturave shëndetësore, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe në kushtet e një situate të vështirë sociale dhe familjare.

Gjatë kësaj periudhe, pacientit i është ofruar në vazhdimësi trajtim mjekësor, kujdes infermieror, asistencë për higjienën personale dhe mbështetje gjatë lëvizjes në ambientet e spitalit. Paralelisht, janë angazhuar strukturat sociale vendore dhe rajonale për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

Në bashkëpunim me Bashkinë Përmet janë siguruar ndihmë ekonomike, mbështetje ushqimore dhe pagesa e kontributeve të nevojshme për pensionin.

Më 11 gusht 2026 është kryer edhe aplikimi për lidhjen e pensionit. Rasti i Durim Elmazit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është kompleks shëndetësor e social, i cili kërkon bashkërendim të vazhdueshëm mes strukturave shëndetësore, shërbimeve sociale dhe pushtetit vendor. Kjo është dramë që përjetohet nga një i sakatosur prind i dy vajzave që kurrë nuk e kanë kthyer kokën nga i jati i tyre, për t’i ofruar qoftë dhe një strehëz për të ngrysur vitet që i kanë ngelur./Shqiptarja.com

Related Posts

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1
Kryesore

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

14/10/2026
Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

13/10/2026
Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve
Kryesore

Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve

13/10/2026
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!
Kryesore

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!

13/10/2026
Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë
Kryesore

Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

13/10/2026
Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur
Kryesore

Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur

13/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim

Thellohet kriza e United, Atletico i mund pastër, Simeone: E dinim se çfarë bënim

14/10/2026
Champions League/ Leipzig “thyen” PSV, Sporting triumfon në Francë, fitore në debutim për Sabah

Champions League/ Leipzig “thyen” PSV, Sporting triumfon në Francë, fitore në debutim për Sabah

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al