• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debutuesit kuqezi ndër vite, si ndryshon mosha e Kombëtares. Mitaj dhe Çepele për rekord

15/08/2026
Gati për Luksemburgun, Shqipëria zbret në fushë

Vitet e fundit Shqipëria nuk ka sjellë shumë emra të rinj në Kombëtare, teksa grupi tashmë duket i konsoliduar dhe hapësirat për prurje të reja janë bërë gjithnjë e më të pakta.

Megjithatë, analiza e debutuesve tregon se pas Europianit të vitit 2016 mosha mesatare e futbollistëve që kanë veshur për herë të parë fanellën kuqezi është ulur ndjeshëm. Nga Ramen Çepele dhe Mario Mitaj, të cilët hynë në histori si ndër më të rinjtë, te lojtarët që kanë pritur deri në fundin e të 20-ave për të marrë shansin e parë, panorama tregon një Kombëtare që ka ndryshuar mënyrën e afrimit të futbollistëve, por që ende përballet me pyetjen se sa prej këtyre risive arrijnë të kthehen në alternativa të qëndrueshme.

PERIUDHA PAS EUROPIANIT- Nëse shikon listën e Kombëtares shqiptare në vitet e fundit, përshtypja e parë është ajo e një grupi që tashmë është konsoliduar. Pas ndryshimeve të mëdha që solli periudha pas EURO 2016, kur një pjesë e rëndësishme e brezit që shkoi në Francë nisi gradualisht të largohej nga skena, vitet e fundit nuk kanë sjellë të njëjtin ritëm prurjesh. Emrat e rinj nuk janë të shumtë dhe, në shumë raste, trajnerët janë mbështetur te futbollistë që tashmë kanë krijuar një eksperiencë të konsiderueshme me fanellën kuqezi, gjë e cila ka sjellë edhe polemika për listat e publikuara ndër vite, sa herë që kuqezinjtë kishin ndeshje. Kjo situatë ngre natyrshëm një pyetje për të ardhmen e Kombëtares, nëse po i jepet hapësira e mjaftueshme brezit të ri apo Shqipëria po e shtyn gjithnjë e më shumë momentin e rinovimit. Përgjigjja bëhet më interesante kur analiza nuk ndalet vetëm te numri i debutuesve, por shkon te mosha në të cilën ata kanë marrë për herë të parë ftesën për ekipin A. Nga EURO 2016 e deri më sot, në listën e marrë nga “eufusball”, rezultojnë 77 futbollistë që kanë debutuar me Kombëtaren. Mosha mesatare e tyre është rreth 23 vjeç e gjashtë muaj, ndërsa te lojtarët që debutuan para kësaj periudhe mesatarja shkon në rreth 25 vjeç e katër muaj. Diferenca prej afro dy vitesh tregon se, pavarësisht mungesës së prurjeve të shumta në vitet e fundit, Shqipëria në dekadën pas Europianit të Francës ka qenë më e gatshme t’u japë shansin futbollistëve në moshë më të re. Ky është një detaji që ndryshon disi perceptimin për procesin e rinovimit. Në pamje të parë, Kombëtarja mund të duket se është bërë më e mbyllur dhe se emrat e rinj po shfaqen gjithnjë e më rrallë, por kur merret në konsideratë mosha e debutimit, statistikat tregojnë se dera për talentet është hapur më herët sesa në periudhat e mëparshme.

DEBUTUESIT MË TË RINJ- Shembulli më i fortë i kësaj tendence është padyshim ai i Ramën Çepeles dhe Mario Mitajt. Të dy futbollistët morën shansin me Kombëtaren në moshën 17-vjeçare dhe u pozicionuan menjëherë në majën e klasifikimit historik të debutuesve më të rinj. Çepele debutoi në moshën 17 vjeç, 7 muaj e 21 ditë, ndërsa Mitaj vetëm katër ditë më vonë, në moshën 17 vjeç, 7 muaj e 25 ditë. Në vendin e tretë të klasifikimit historik është Qemal Vogli, i cili kishte debutuar në moshën 17 vjeç, 7 muaj e 26 ditë. Pas tyre renditen Iljaz Çeço dhe Blendi Nallbani. Fakti që dy nga tre debutuesit më të rinj në historinë e Kombëtares i përkasin periudhës së fundit është një tregues i fortë për ndryshimin e qasjes ndaj talenteve. Nëse në brezat e mëparshëm një lojtar i ri shpesh duhej të kalonte disa etapa përpara se të merrte shansin në ekipin A, sot një futbollist mund të afrohet shumë më shpejt, nëse niveli i tij bind stafin teknik. Çepele dhe Mitaj nuk janë rastet e vetme. Në këtë periudhë bëjnë pjesë edhe Armando Broja, i cili debutoi para se të mbushte 19 vjeç, Marash Kumbulla, që mori shansin e parë në moshën 19-vjeçare, si dhe një numër futbollistësh të tjerë që janë afruar në fillimin e të 20-ave. Kjo tregon se në dekadën e fundit Shqipëria ka pasur një tendencë reale për të testuar lojtarë më të rinj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Kombëtarja është kthyer në një ekip që mbështetet vetëm te talentet.

DEBUTUESIT MË TË VJETËR- Në anën tjetër të klasifikimit gjenden futbollistë që kanë pritur shumë gjatë për të marrë mundësinë e parë me fanellën kuqezi. Historia e Shqipërisë ka edhe raste ekstreme nga dekadat e para, ku disa lojtarë kanë debutuar mbi moshën 40-vjeçare, ndërsa në epokën moderne një prej shembujve më të veçantë është Orges Shehi, i cili debutoi në moshën 33 vjeç, 1 muaj e 28 ditë. Edhe pas EURO 2016 ka pasur raste të debutimeve të vonshme. Klaus Gjasula, për shembull, e veshi për herë të parë fanellën e Kombëtares në moshën 29 vjeç, 8 muaj e 24 ditë. Në këtë zonë të klasifikimit gjenden edhe lojtarë të tjerë që kanë kaluar moshën 27 apo 28 vjeç përpara se të merrnin ftesën e parë. Këto raste tregojnë se nuk ekziston një formulë e vetme për të mbërritur te Kombëtarja. Një futbollist mund të konsiderohet i gatshëm në moshën 17 apo 18 vjeç, ndërsa një tjetër mund të ketë nevojë për një pjesë të madhe të karrierës për të arritur nivelin që kërkohet në ekipin përfaqësues. Në këtë pikë, edhe trajneri ka një rol të rëndësishëm. Kombëtarja nuk është një akademi ku qëllimi kryesor është zhvillimi i lojtarëve të rinj, pasi rezultati është gjithmonë kriteri mbi të cilin gjykohet puna e stafit teknik. Në një ndeshje eliminatore, veçanërisht ndaj një kundërshtari të fortë, një trajner mund të zgjedhë eksperiencën e një lojtari 27-vjeçar përpara potencialit të një 18-vjeçari, edhe nëse ky i fundit shihet si një investim për të ardhmen.

VAZHDIMËSIA NË KOMBËTARE- Në këtë analizë, megjithatë, duhet bërë një dallim i rëndësishëm. Fakti që pas EURO 2016 kanë debutuar 77 lojtarë nuk do të thotë se Shqipëria ka krijuar 77 alternativa të reja për të ardhmen apo edhe për periudhën kur kanë luajtur. Disa prej tyre kanë marrë vetëm një mundësi, të tjerë kanë pasur një numër të kufizuar paraqitjesh, ndërsa vetëm një pjesë kanë arritur të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës. Kjo është ndoshta sfida më e madhe e futbollit shqiptar. Nuk mjafton që një lojtar të debutojë në moshën 18 apo 19 vjeç, por rëndësi ka nëse ai arrin të zhvillohet, të luajë rregullisht në klub dhe të kthehet në një alternativë të qëndrueshme për Kombëtaren. Në këtë aspekt, prurjet e viteve të fundit duhet të shihen jo vetëm si një listë debutuesish, por si një proces që kërkon vazhdimësi. Klubet dhe akademitë kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë, ndërsa Kombëtarja duhet të identifikojë sa më herët lojtarët që kanë potencialin për të përfaqësuar Shqipërinë për shumë vite.

10 Debutuesit më të rinj të Kombëtares

# Lojtari Mosha në debutim Debutimi
1 Ramën Çepele 17 vjeç, 7 muaj, 21 ditë 11 nëntor 2020
2 Mario Mitaj 17 vjeç, 7 muaj, 25 ditë 31 mars 2021
3 Qemal Vogli 17 vjeç, 7 muaj, 26 ditë 25 maj 1947
4 Iljaz Çeço 17 vjeç, 9 muaj, 8 ditë 11 tetor 1964
5 Blendi Nallbani 17 vjeç, 10 muaj, 27 ditë 26 prill 1989
6 Kastriot Peqini 17 vjeç, 11 muaj, 10 ditë 29 janar 1992
7 Kreshnik Çipi 18 vjeç, 3 muaj, 14 ditë 19 tetor 1980
8 Bledar Kola 18 vjeç, 4 muaj, 18 ditë 19 dhjetor 1990
9 Haxhi Ballgjini 18 vjeç, 4 muaj, 19 ditë 3 nëntor 1976
10 Anesti Qendro 18 vjeç, 5 muaj, 3 ditë 26 maj 1992

 

10 Debutuesit më të vjetër të Kombëtares

# Lojtari Mosha në debutim Debutimi
1 Luan Seiti 76 vjeç, 5 muaj, 4 ditë 14 tetor 1981
2 Mehmet Xhafa 72 vjeç, 5 muaj, 21 ditë 21 qershor 1972
3 Millan Vaso 68 vjeç, 5 muaj, 6 ditë 10 tetor 1973
4 Naim Allaj 68 vjeç, 5 muaj, 6 ditë 10 tetor 1973
5 Bashkim Rudi 60 vjeç, 6 muaj, 29 ditë 24 nëntor 1965
6 Enver Ibërshimi 58 vjeç, 6 muaj, 8 ditë 30 tetor 1963
7 Fiqiri Duro 58 vjeç, 1 muaj, 25 ditë 16 qershor 1963
8 Dhimitraq Gjyli 53 vjeç, 0 muaj, 13 ditë 1 maj 1958
9 Abdulla Duma 53 vjeç, 0 muaj, 13 ditë 1 maj 1958
10 Dhimiter Qoshja 52 vjeç, 5 muaj, 4 ditë 15 shtator 1957

Related Posts

Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin e Ronaldon
Sport

Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin e Ronaldon

15/08/2026
VIDEO/ Realizon gol në fund, Laçi nderon Rizespor
Sport

VIDEO/ Realizon gol në fund, Laçi nderon Rizespor

15/08/2026
Immobile thotë mjaft, lë futbollin e luajtur
Sport

Immobile thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

15/08/2026
Zyrtare, Inter bëhet me “krahë”, operacion 35 milionë euro
Sport

Zyrtare, Inter bëhet me “krahë”, operacion 35 milionë euro

15/08/2026
Cristian Shpendi në modë, Cesena vendos çmimin
Sport

Cristian Shpendi në modë, Cesena vendos çmimin

15/08/2026
Talenti i U17 të Shqipërisë e provon me të rriturit, prezantohet në klubin e ri italian – Balkanweb.com – News24
Sport

Talenti i U17 të Shqipërisë e provon me të rriturit, prezantohet në klubin e ri italian

15/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al