Inter pret Monza-n në “San Siro” në sfidën e parë për këtë sezon në Serie A, por dy ekipet janë përfshirë këtë periudhë në negociata, ku në mes është Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi ka ngecur në Milano këtë merkato vere, në një kohë kur ofertat e rëndësishme për të mungojnë. Për momentin, në tavolinë ka vetëm një ofertë konkrete, ose më saktë një opsion, pasi është vetë Inter që i ka ofruar shërbimet e tij pikërisht ekipit të Monza-s.
Dëmtimi i Pesina-s e detyron Monzan të futet në merkato për të gjetur një alternative dhe Asllani është një emër konkret, pasi është një lojtar që e njeh shumë mirë Serie A. Dëshira e Inter është që të shes kartonin e mesfushorit kuqezi, të cilin e vlerëson 10-15 milionë euro, por ky opsion është i vështirë duke e detyruar klubin të zikaltër pranojë një tjetër huazim.
Në lidhje me këto zëra në merkato u pyet edhe trajneri Ivan Juric në konferencë për shtyp, përpara sfidës me Inter, por trajneri i Monza-s dribloi: “Nuk flas për merkaton”, u shpreh shkurtimisht Juric.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








