Julian Alvarez, prej kohësh, është kthyer në lojtarin më të lakuar në treg, me “bomberin” argjentinas që po bën gjithçka për t’u transferuar në Barcelonë, një situatë jo e thjeshtë që ka sjell dhe një përplasje të hapur mes dy klubeve. Për t’i hedhur “benzinë zjarrit” mendoi Laporta, me presidentin e Barçës që theksoi se nuk kanë hequr dorë nga Alvarez, ndërsa ftoi Atletico Madrid të pranonte ofertën e tij. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Atletico Madrid, me këta të fundit që ritheksuan se ka zero shanse që Alvarez të transferohet te Barcelona.
Në kushte të tilla, në skenë del edhe një herë ekipi i Arsenal, me “topçinjtë” që kanë përpiluar një tjetër ofertë, këtë herë e përmirësuar ndjeshëm.
Sipas mediave spanjolle, por dhe angleze, Arsenal është gati t’i vendos në “pjatë” një ofertë të parrezistueshme, 100 milionë euro kesh plus kartonin e Viktor Gyokeres, një lojtarë që Diego Simeone e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Një opsion tjetër është edhe përfshirja e Gabriel Jesus, në këtë marrëveshje. Me Atletico Madrid që e vlerëson kartonin e Alvarez me 130 milionë euro, kjo ofertë e Arsenal është përtej asaj që pretendon Atletico, por pengesë mbetet Julian Alavrez, me këtë të fundit që dëshiron vetëm të transferohet te Barcelona.
Së fundmi, edhe trajneri Diego Simeone, ka dhënë dritën jeshile për largimin e Alavarez, por si trajneri ashtu edhe klubi nuk dëshirojnë që argjentinasi të transferohet në Barcelonë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








