Egnatia është eleminuar në fazën Play Off të Europa League dhe do të luajë në Conference League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Lillestrom, në aktin e kthimit, kampionët e Shqipërisë u mundën 2-1 në Norvegji.
Goli i Sotës me kokë në minutën e 32-të i dha besim Egnatias, por gjërat nuk shkuan si duhet, pasi Lillestrom barazoi në të 82-tën, duke dërguar ndeshjen në shtesë. Në shtesë, ekipi i Hans Odegaard u kualifikua falë golit të Olsen.
Egnatia duhet të kënaqet me kalimin në Conference League, një arritje që gjithsesi mbetet historike.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







