• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia nuk ndjek atë rrugë për kampion (E PLOTË) – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Vllaznia, Balaj para Dinamos: Duam fitoren, kjo skuadër shkon larg

Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, foli para ndeshjes që kuqeblutë do të luajnë me Partizanin. Ky takim është i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit.

Balaj u ndal te titulli i fundit kampion që fitoi Egnatia. Në të njëjtën kohë nuk munguan akuzat e rënda, duke u shprehur se ekipet e tjera marrin fitoret dhuratë për të dalë nga vështirësia. Ndryshe ndodh te Vllaznia.

“Ajo ndeshja e fundit, të gjithë preken pak nga ajo frymë që u krijua. Mund të them se Vllaznia dhe Shkodra, në gjithë historinë e saj ka qenë dhe do jetë gjithmonë pro paqes dhe kundër dhunës në sport. Presidenti Xhaferi kërkoi falje në moment irritimi. Deri diku ishte reagim i akumuluar. Dalja e parë që bëhej pas atij sezoni, atij kampionati që humbëm. Normalisht përveç përgjegjësisë që kemi dhe duhet të marrim ne për atë kampionat që shkoi, reagimi në Elbasan tregon se kanë qenë edhe faktorë të tjerë në humbjen e atij kampionati. Nuk dua t’i prek ndeshjet me radhë, por më e freskëta ka qenë ndeshja ndaj Egnatias. Ai bërryl ndaj Gurishtës na dhemb akoma të gjithëve. Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja në VAR mendoj se kishin të gjitha mundësitë për të bërë zgjedhjen e duhur. Atë që panë të gjithë pasi loja u ndalua për 10 minuta. Dalja e Gurishtës nga fusha me hundë të thyer dhe i pamundur për të luajtur, ndikoi përfundimisht në rezultatin e asaj ndeshje.

Je i vetdijshëm kur bën një reagim të tillë. Moment tensioni dhe nga vendimet e arbitrit ndaj Elbasanit, pritej një vendim nga Disiplina. Jemi këtu për të dhënë shembull se Vllaznia dhe Shkodra janë gjithmonë kundër dhunës.

Jemi fokusuar te stërvitja. Te pjesa tekniko-taktike e ndeshjes së radhës, sado preket skuadra. Ta lëmë në një anë dhe të përqëndrohemi tek ajo që duhet të bëjmë dhe japin në fushë në këtë ndeshje.

Isha në periudhën e zëvendësimit, afër tij. Ai argumentonte, në bisedim me VAR, unë them goli i parë i rregullt dhe në fund lë 2 pikë.

Presidenti është afër skuadrës si gjithmonë. Ai veprim i presidentit mori me vete edhe dënimin personal të tij. Është munduar ta largojë skuadrën nga kjo situatë. Ekipi të ruajë qetësinë dhe të jetë i aftë të performojë sa më mirë në ndeshjen e radhës.

Pas dy barazimeve, na duhet fitorja. Pikët janë gjithmonë të rëndësishme. Në sezonin që shkoi 1 pikë do bënte diferencën, por e rëndësishme të performojmë mirë. Skuadra do vijë në rritje. Lojtarët e rinj që kanë ardhur do sinkronizohen me ekipin, me atë që kërkon trajneri. Shpresoj në rritje dhe të kthehemi te 3 pikët.

Gurishta me eksperiencën dhe qetësinë e tij do na ndihmojë shumë në prapavijë. Lider i skuadrës për shumë vite dhe mungesa e tij është ndjerë.

Tension, me incidentet që ndodhën, por çdo fjalë dhe dalje e Vllaznisë që flet për arbitrat apo padrejtësi. Në Tiranë apo rëndom në media cilësohet sikur Vllaznia dëshiron të justifikojë dështimin e sezonit që shkoi. Vllaznia mund të jetë ekipi që ka folur më pak se të gjithë në sezonin që shkoi për arbitrimin. Kemi ekipin kampion që javë pas jave i dimë shumë mirë sulmet që ka bërë për arbitrimin. Me VAR dhe të gjithë arbitrat, braktisja e fushës në ndeshjen me Vllazninë. I vendosi në presion arbitrat, arriti të shpallej edhe kampion. Vllaznia nuk ndjek atë rrugë, e dimë që kemi qenë dhe do jemi gjithmonë vetëm kundër të gjithëve. Kështu ka ecur Vllaznia në gjithë historinë e saj, pa alenca dhe përkrahje dhe shpresoj t’ja dalim.

Shumë herë anashkalohet pjesa e fushës apo sporti në futbollin tonë. Të gjithë jemi të vetdijshëm që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, që futbolli të kthehet. Të gjithë jemi rritur në shkallët e stadiumit, i dimë pasionin apo dëshirën dhe entuziazmin që i ka sjellë futbolli Shkodrës, por edhe në tërësi Shqipërisë. Në vitet e fundit e ndjen mungesën e prezencës së njerëzve në stadiume. Atmosfera nuk është ajo që ka qenë. Si njerëz të sportit duhet të bëjmë maksimumin tonë që futbolli të kthejë entuziazmin. Me aq mundësi sa kemi duhet të kontribuojmë të gjithë. Ne, media, të gjithë njerëzit e sportit. Kemi një prirje që të evidentojmë anën e errët apo pjesën jashtë futbollit, që është dhe ka qenë gjithmonë prezente. Sporti duhet të jetë gjithmonë shembull uniteti, bashkimi dhe gëzimi për të gjithë sportdashësit.

Bandat? Ne nuk shqetësohemi, mundohemi që çdo gjë ta zgjidhim brenda kuadratit të fushës. Sado pak apo shumë faktorë që mund të jenë, siç thashë ne jemi mësuar Vllaznia të kalojë apo ecë me vështirësi. Nuk është rastësi që Vllaznia shkon 25 vite pa titull kampion. Pa hequr fajin apo përgjegjësinë që në gjithë këto vite kemi pasur ne si faktorë. Sot jam unë dhe shokët e mi, përpara kanë qenë edhe të tjerë. Nuk besoj se është rastësi pse Vllaznia nuk del kampion prej 25 vitesh. Një qytet që i ka dhënë kaq shumë futbollit. Si në shkallët e stadiumit me entuziazmin që krijon Vllaznia. Në njëfarë mënyre mund të them se futbolli shqiptar dhe të gjithë ato i kanë njëfarë borxhi Vllaznisë.

Unë jam kthyer me dëshirën maksimale për të dhënë më të mirën time te Vllaznia. Pjesa e titullit është diçka tjetër. Do apo s’do, këdo që ka veshur fanellën e Vllaznisë në këto vite i ka dhënë një peng. Për mua e rëndësishme ka qenë që të jap maksimumin, sa herë vesh fanellën e Vllaznisë.

Tifozeria ka qenë aty gjithmonë. Sa herë Vllaznia ka pasur nevojë, si në momentet e vështira që realisht ka pasur periudha që kemi luftuar për të qendruar në kategori. Dhe është mbushur stadiumi. Tifozeria ka qenë aty për të dhënë ndihmën e saj. Dhe në momentet e mira, janë mbështetje dhe do jenë gjithmonë për skuadrën.

Kampion? Herët për të thënë. Por që besoj se këtë pyetje mund ta kemi bërë për shumë vite, dhe përgjigjia ka qenë që Vllaznia do jetë gjithmonë aty. Për të pretenduar për ta fituar.

Besoj se jemi të vetdijshëm, edhe arsyet e humbjes së titullit, pa hequr përgjegjësinë që na takon për të marrë të gjithë që jemi faktorë. Jemi të vetdijshëm që rrugëtimin drejt titullit e kemi më të vështirë se çdo ekip në Superligë. Arsyet dihen. Vllaznia nuk ka qenë dhe as nuk është pjesë e asnjë aleance. Dhe sezonin që shkoi, një rrugëtim 40 javësh do kesh ulje-ngritje, por Vllaznia nuk ka pasur asnjë 3 pikë dhuratë që ta nxjerrë nga vështirësia. Siç mund t’i kenë marrë rëndom ekipet e tjera. Kjo është një ndër arsyet përse rrugëtimi ynë bëhet aq i vështirë drejt titullit. Duhet të jemi edhe më të fortë, përgatitemi për vështirësitë që na kanë dalë dhe do na dalin gjithmonë. Justifikimet nuk janë pjesë e imja. Vllaznia dhe Shkodra nuk i ka njohur asnjëherë justifikimet, kështu që do luftojmë fort”, u shpreh Balaj.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Boban flet hapur: Milan prej vitesh nuk bën gjëra prej Milani, disa veprime pa kuptim
Sport

Boban flet hapur: Milan prej vitesh nuk bën gjëra prej Milani, disa veprime pa kuptim

04/09/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

ZYRTARE/ Largimi nga Tirana nuk u shmang, ish-kapiteni i bardhebluve prezantohet te klubi i ri – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Rrezikoi të mbetej jashtë, Anis Mehmetit i vjen lajmi i shumëpritur në Premier League – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Çdo trofe personal i takon djemve & klubit – Balkanweb.com – News24
Sport

Çdo trofe personal i takon djemve & klubit – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo
Sport

Dinamo e afronte me bujë, sulmuesi befason me vendimin për të ardhmen – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Kosova, Wenger vlerëson FFK-në për themelimin e FIFA Talent Academy
Sport

Kosova, Wenger vlerëson FFK-në për themelimin e FIFA Talent Academy

04/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, Balaj para Dinamos: Duam fitoren, kjo skuadër shkon larg

Vllaznia nuk ndjek atë rrugë për kampion (E PLOTË) – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Boban flet hapur: Milan prej vitesh nuk bën gjëra prej Milani, disa veprime pa kuptim

Boban flet hapur: Milan prej vitesh nuk bën gjëra prej Milani, disa veprime pa kuptim

04/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al