• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mund t’ia dal edhe nga vendi i fundit – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Mund t’ia dal edhe nga vendi i fundit – Balkanweb.com – News24

Çmimi i Madh i Monzës po afron dhe Kimi Antoneli mbërrin në garën e shtëpisë si lider i padiskutueshëm i Kampionatit Botëror të Formulës 1. Piloti nga Bolonja, gjatë konferencës për shtyp, shpjegoi se sa e veçantë është për të të garojë në Itali si kryesues i renditjes.

Pavarësisht penalizimit për zëvendësimin e njësisë së fuqisë, Antoneli nuk fshihet dhe mbetet optimist: “Do të nisim nga fundi, por gjithsesi do të kemi një mundësi të madhe për të rikuperuar disa pozicione dhe duam të zhvillojmë një garë të mirë. Në njëfarë mënyre, kjo më ndihmon të çlirohem pak nga presioni. Edhe pse do të preferoja të luftoja për pole position dhe të nisesha nga përpara, starti nga pas mund të më bëjë më të qetë dhe mendoj se do të mund ta shijoj më shumë fundjavën. Do të kemi mundësinë të provojmë diçka ndryshe që në provat e lira”.

Ndërsa Ferrari ka zgjedhur një dekorim të veçantë për nder të Mikael Shumakerit, Antoneli do të paraqitet me një helmetë të re: “Do të jetë diçka speciale, në bashkëpunim me një person shumë të veçantë, një mikun tim. Do të jetë shumë, shumë e bukur”. “Është një pistë që i përshtatet shumë mirë makinës sonë, por kemi parë se sa e fortë ka qenë McLaren në dy garat e fundit. Edhe Ferrari do të jetë e shpejtë me motorin e ri. Edhe pse nuk kemi sjellë përditësime që nga Kanadaja, besoj se makina jonë është gjithsesi konkurruese, por edhe rivalët do të jenë të fortë”, shtoi lideri i kampionatit, duke folur për përshtatjen e karakteristikave të Mercedesit me pistën e Monzës.

FITORJA? “KURRË MOS THUAJ KURRË” – Po mundësia për të fituar? Antoneli nuk e përjashton aspak një rezultat të madh: “Do të isha shumë i lumtur nëse do të fitoja. Sigurisht që kam më pak presion dhe mendoj se do të hip në makinë me sa më pak mendime, do të shijoj pilotimin dhe të gjithë fundjavën. Do të përpiqemi të marrim rezultatin maksimal. Besoj se është e mundur të arrijmë në Top 5, por kjo do të varet edhe nga niveli i makinave të tjera. Unë ndihem shumë i lirë në prag të kësaj fundjave dhe jam shumë i emocionuar. Mezi pres që të fillojë”.

KIMI DHE FERRARI – Sa i përket ndarjes së tifozëve mes tij dhe Ferrarit, si edhe mundësisë që një ditë të ardhshme të garojë për “Kokëkuqen”, Antoneli është i qartë: “Sigurisht, duke qenë italian, e di sa emocionalë jemi dhe sa shumë entuziazmohemi për gjërat. Ky diskutim do të jetë gjithmonë i pranishëm. Por, pavarësisht se Ferrari është një markë e madhe, unë jam shumë i lumtur te Mercedes, sepse ishin ata që më dhanë këtë mundësi”. Në fund, piloti italian shpjegoi edhe se çfarë ka ndryshuar për të krahasuar me sezonin e kaluar, atë të debutimit në Formula 1: “Nuk kam më aq shumë për të provuar sa duhej të bëja vitin e kaluar. Atëherë ndihesha sikur duhej të tregoja se isha në gjendje të qëndroja në Formulën 1 dhe kjo e rriti jashtëzakonisht shumë presionin që i vendosa vetes. Nuk po i shijoja momentet në makinë ashtu siç po i shijoj këtë vit. Sapo fillon të marrësh rezultate, ke gjithmonë e më pak për të provuar. Një vit më shumë përvojë bën një diferencë të madhe”, përfundoi piloti italian.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor
Sport

Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor

04/11/2026
Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24
Sport

Gol historik në Champions, Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappe-s – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Egnatia udhëton drejt Rumanisë, Dede pa Sotën dhe Grudën, rikthehet Eneo Bitri – Balkanweb.com – News24
Sport

Egnatia udhëton drejt Rumanisë, Dede pa Sotën dhe Grudën, rikthehet Eneo Bitri – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Shifra fantastike, Cristian Shpendi, sulmuesi më efikas në Itali – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifra fantastike, Cristian Shpendi, sulmuesi më efikas në Itali

04/11/2026
Shifra fantastike, Cristian Shpendi, sulmuesi më efikas në Itali – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifra fantastike, Cristian Shpendi, sulmuesi më efikas në Itali – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Jasir Asani shkëlqen në Champions, gol 3-pikësh për Esteghlal – Balkanweb.com – News24
Sport

Jasir Asani shkëlqen në Champions, gol 3-pikësh për Esteghlal

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor

Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor

04/11/2026
Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Gol historik në Champions, Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappe-s – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al