Egnatia ka triumfuar 2-1 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e javës së dytë të Superiores. Në Rrogozhinë, kampionët shënuan me anë të Albanese, pas 14 minutash lojë. Korçarët barazuan me anë të Nasr, në minutën e 34-të.
Në minutën e 84-të, goli i Loukilit do “vuloste” suksesin për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, e cila merr 3 pikë dhe shkon në kuotën e 9 pikëve.Skënderbeu ka vetëm 1 pikë deri më tani. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 3-të.








