Një medalje argjendi në Jelsa të Kroacisë që vërteton formën fantastike që po kalon xhudisti Erind Cara, një medalje me shumë peshë që ngjall shpresë në prag të Kampionatit Botëror. Erlind Cara shkëlqeu në Kupën e Europës për Veteranë duke u renditur në vendin e dytë.
Cara arriti të triumfojë në dy ndeshjet e tij përballë sportistëve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në këtë kompeticion.
Medalja e argjendtë vjen vetëm një muaj pasi Cara u shpall për të tretin vit radhazi Kampion i Ballkanit.
Gara në Kroaci ishte një përgatitje e rëndësishme për sfidën e radhës. Më 20-24 shtator, Erind Cara do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Sarajevë, ku synon të konkurrojë për një vend në zonën e medaljeve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









