Mediat zvicerane kanë ngritur përsëri alarmin se Shqipëria po synon t’i rrëmbejë Zvicrës një nga talentet më premtues të futbollit në vend.
Futbollisti i U17 të Araut, Osman Ismaili, ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e para dhe sipas mediave zvicerane, FSHF është vënë në lëvizje të bindë talentin e ri të veshë fanellën kuqezi. Kjo do të thotë se po bëhen gati procedurat për pajisjen e tij të shpejtë me pasaportën shqiptare, pasi mendohet se lojtari në fjalë do të mund të bëjë mirë në të ardhmen.
“Zvicra rrezikon të humbasë një talent premtues”, shkruan “4-4-2.ch”, që kujton se si ai ka luajtur me Zvicrën U16 në maj në dy miqësore, ndërsa në muajin prill, kishte veshur edhe fanellën e Maqedonisë së Veriut në dy përgatitore para se lojtari të refuzonte ftesa të tjera nga ajo.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









