Këtë fundjavë nisin kampionatet Abissnet Superiore U-16 dhe U-17 për sezonin e ri 2026–2027, dy nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit shqiptar të moshave.
Një risi e këtij sezoni është pjesëmarrja për herë të parë e Elite Youth Academy në të dyja kampionatet. Elite Youth Academy do të garojë me të drejta të plota në “Abissnet Superiore” U-16 dhe U-17, në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e nivelit të kampionateve të moshave dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Debutimi i Elite Youth Academy do të vijë që në javën e parë, me të dyja skuadrat që do të përballen me FK Vora në transfertë, në Fushën e Sportit Ahmetaq.
Në Abissnet Superiore U-16, përballja FK Vora – Elite Youth Academy do të zhvillohet më 12 shtator, në orën 10:00, ndërsa dy orë më vonë, në 12:00, do të luhet edhe dueli i Abissnet Superiore U-17 mes të njëjtave skuadra.
Gjatë sezonit 2026–2027, Elite Youth Academy do të marrë pjesë në kampionatet U-16 dhe U-17 me futbollistët e datëlindjeve 2011 dhe 2012, ndërsa ndeshjet pritëse do t’i zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Pjesëmarrja e akademisë në kampionatet elitare sjell një tjetër mundësi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë e futbollit të moshave, duke i dhënë talenteve të rinj një tjetër hapësirë për t’u zhvilluar dhe për të synuar në të ardhmen ekipet kombëtare.
Abissnet Superiore U17, java 1
FK Vora – Elite Youth Academy, 12.09.26, 12:00
Shkëndija Tiranë – Teuta, 12.09.26, 16:00
Partizani – Tirana, 12.09.26, 12:00
Vllaznia – Skënderbeu, 13.09.26, 12:00
KF Shkodra – Dinamo City, 13.09.26, 17:00
Abissnet Superiore U16, java 1
FK Vora – Elite Youth Academy, 12.09.26, 10:00
AF Elbasani – Teuta, 12.09.26, 10:00
Partizani – Tirana, 12.09.26, 10:00
Vllaznia – FK Shënkolli, 12.09.26, 12:00
KF Shkodra – Dinamo City, 13.09.26, 15:00
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








