Amir Rrahmani ka lënë përfaqësuesen e Kosovës pas 10 vitesh me Dardanët. Sipas tij, ky vendim vjen për shkak të kryesisë.
“Tifozë të vërtetë të Kosovës. Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilët 7 vite si kapite ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”.
“Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësim për shumë vite”.







