• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rolando Maran jashtë fushe/ Nga pjata e preferuar shqiptare te zakonet e fituara, rrëfehet trajneri i Kombëtares – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
Rolando Maran jashtë fushe/ Nga pjata e preferuar shqiptare te zakonet e fituara, rrëfehet trajneri i Kombëtares – Balkanweb.com – News24

Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, te tavë dheu, “avash-avash” dhe vështirësitë me fjalën “përshëndetje”. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rrëfen në një intervistë për fshf.org anën e tij më personale, duke folur për jetën e përditshme dhe muajt e parë në Shqipëri.

Maran tregon çfarë e pëlqen më shumë në punën e tij, si e kalon një ditë perfekte kur është i lirë, çfarë e ka impresionuar më shumë te shqiptarët dhe cilat janë vlerat që dëshiron t’ua përcjellë edhe futbollistëve të Kombëtares. Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip.

 – Në çfarë ore zgjohesh zakonisht?

– Herët, zakonisht rreth orës 7, ndoshta edhe më herët, por ky është orari i zakonshëm në të cilin zgjohem.

– Cila është gjëja e parë që bën në mëngjes?

– Kjo është e thjeshtë. Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur.

– Në çfarë ore vjen në Federatë?

– Menjëherë pas kësaj. Nuk kam një orar të përcaktuar, por pasi ha mëngjesin, nisem, bëj shëtitjen time deri këtu, arrij dhe filloj përgatitjet për këto ndeshje.

– Çfarë të pëlqen më shumë nga puna jote?

– Puna ime lind nga pasioni, ndaj është e qartë që, duke qenë një pasion, më pëlqen gjithçka. Gjithçka nisi që kur luaja futboll si fëmijë dhe përpiqesha të bëhesha futbollist. Pastaj ia dola dhe tani jam trajner; në këtë rast jam trajner i kombëtares. Kjo më mbush me krenari dhe, mbi të gjitha, bëj atë që më pëlqen. Nuk ka asgjë në punën time që nuk më pëlqen.

– Si është dita jote perfekte kur je i lirë?

– Siç të thashë edhe më parë, e dua shumë natyrën dhe ambientin e hapur, ndaj dua të jem gjithmonë jashtë. Varet edhe nga stina. Nëse është dimër, kërkoj vende ku ka sa më shumë borë, sepse ndoshta mund të bëj edhe ski. Shëtitjet, familja, të kaloj kohë me miqtë, janë të gjitha gjëra që më bëjnë të lumtur.

– Pas pak kohësh në Shqipëri, çfarë të ka surprizuar më shumë?

– Në fakt, nuk do të thoja se më ka surprizuar, por ka qenë një konfirmim, një konfirmim i mëtejshëm. Më kishin folur për mikpritjen tuaj dhe ju e keni tejkaluar atë që më kishin thënë. Duhet të jem i sinqertë: ndihem si në shtëpi, më keni bërë të ndihem si miku juaj prej gjithmonë. Për mua kjo është më shumë se një cilësi; është vërtet diçka befasuese.

-Cila është gjëja më “shqiptare” që ke mësuar?

– Nuk kam një të tillë. Dua të mësoj shumë gjëra. Tani është ende herët, sepse kam mësuar diçka dhe, nëse do të thosha tani se çfarë është, ndoshta do të gënjeja. Nuk më pëlqen të gënjej; më pëlqen të them gjërat e vërteta, ato që i ndiej vërtet.

– Çfarë të pëlqen më shumë te shqiptarët?

– Ajo që kam vlerësuar shumë gjatë këtyre muajve është vendosmëria dhe forca me të cilën i bëni gjërat. Është një vlerë shumë e madhe. Dhe është diçka që dua t’ua transmetoj edhe lojtarëve kur të vijnë, sepse kjo është ADN-ja e futbollistit dhe e popullit shqiptar.

– Ke adoptuar ndonjë zakon shqiptar?

– Jo edhe aq shumë. Po studioj për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ju. Dalëngadalë po përpiqem të kuptoj, sepse ka shumë gjëra të bukura, shumë aspekte, edhe në territorin tuaj, që më kanë ngjallur vërtet kureshtje.

– Cila pjatë shqiptare të ka pëlqyer më shumë?

– Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.

– Cila është fjala jote e preferuar në shqip?

– Për nga tingëllimi, më pëlqen të them “avash-avash”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.

– Po ajo që e ke më të vështirë ta shqiptosh?

– Ndoshta sepse tek ne është shumë e lehtë të përshëndesësh me një “Ciao”, ndërsa të përshëndesësh me “Përshëndetje” është pak më e komplikuar. Prandaj preferoj ta them në italisht, sepse është vërtet e vështirë në shqip.

Pastaj, versioni tjetër, “Çkemi?”, sipas meje është edhe më i vështirë, kështu që për të heq dorë fare.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor – Balkanweb.com – News24
Sport

Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor

14/09/2026
Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor – Balkanweb.com – News24
Sport

Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
“Tris” për rikthimin, Atletico mund Sociedad, sfida zgjidhet në 6 minutat e fundit
Sport

“Tris” për rikthimin, Atletico mund Sociedad, sfida zgjidhet në 6 minutat e fundit

14/09/2026
Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
Do të flinte në divan (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Tifozja e thërret, Gyokeres “shpëtohet” nga Havertz: Do të flinte në divan (VIDEO)

14/09/2026
Do të flinte në divan (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Do të flinte në divan (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

14/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rolando Maran jashtë fushe/ Nga pjata e preferuar shqiptare te zakonet e fituara, rrëfehet trajneri i Kombëtares – Balkanweb.com – News24

Rolando Maran jashtë fushe/ Nga pjata e preferuar shqiptare te zakonet e fituara, rrëfehet trajneri i Kombëtares – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor – Balkanweb.com – News24

Muçi-Salah pa trajner, ishi i famshëm i Milan pranë stolit të Trabzonspor

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al