• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“100% e sigurt”! Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur i mrekullive të Jezusit – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
“100% e sigurt”! Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur i mrekullive të Jezusit – Balkanweb.com – News24

Një ekip ndërkombëtar arkeologësh pretendon se ka identifikuar me siguri qytetin e lashtë të Betsaidës, vendi biblik që lidhet me disa prej episodeve më të njohura të jetës së Jezusit. Gërmimet në sitin arkeologjik El-Araj, pranë Detit të Galilesë, kanë vijuar që prej vitit 2016. Sipas studiuesve, zbulimet e bëra në këtë zonë përputhen me përshkrimet historike të një vendbanimi hebre peshkatarësh, i cili më vonë u shndërrua në një qendër urbane.

Betsaida përmendet në traditën biblike si vendlindja ose vendbanimi i apostujve Pjetër, Andrea dhe Filip. Qyteti ndodhej pranë zonës së Kapernaumit, ku sipas Ungjijve Jezusi kreu disa prej mrekullive të tij më të njohura, përfshirë shërimin e të sëmurëve dhe ushqyerjen e 5 mijë njerëzve me pesë bukë dhe dy peshq.

Drejtori akademik i projektit, profesori Steve Notley, thotë se ekipi ka gjetur pikërisht dy elementet kryesore që kërkoheshin për identifikimin e Betsaidës: dëshmi për një fshat hebre peshkatarësh dhe gjurmë të qarta të një qyteti të urbanizuar.

Gjatë gërmimeve janë zbuluar më shumë se 200 monedha, fragmente qeramike, një banjë romake, enë hebraike prej guri dhe pesha plumbi që lidhen me aktivitetin e peshkimit. Një prej zbulimeve më të rëndësishme është edhe një bazilikë bizantine, e cila përmban një referencë të drejtpërdrejtë për apostullin Pjetër, duke e përshkruar atë si “Kryetarin e Apostujve dhe Mbajtësin e Çelësave të Qiellit”. Sipas arkeologëve, këto dëshmi, të marra së bashku, e bëjnë El-Araj kandidatin më bindës për vendndodhjen e Betsaidës së lashtë. Studiuesit argumentojnë se edhe transformimi i vendbanimit nga një fshat peshkatarësh në një qendër urbane përputhet me atë që dihet për qytetin biblik.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gol dhe assist në Champions, Asani i dërgon “sms” trajnerit Maran – Balkanweb.com – News24

Gol dhe assist në Champions, Asani i dërgon “sms” trajnerit Maran – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
“100% e sigurt”! Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur i mrekullive të Jezusit – Balkanweb.com – News24

“100% e sigurt”! Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur i mrekullive të Jezusit – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al