Si gjithnjë, Kylian Mbappe është në qendër të opinionit në Spanjë, jo vetëm për atë që dhuron në fushën e lojës, por dhe jashtë sajë. Gjesti i tij i fundit, në sfidën kundër Elche, ku vendosi që së bashku me Vinicius jr dhe Konate, të mos vishnin një fanellë që kishte të bënte me krizën migratore në Cueta, ka shkaktuar një vallë të madhe kritikash, aq sa detyruan Mbappe të reagonte publikisht dhe të sqaronte pozicionin e tij në një intervistë për AS:
“Nuk e vesha atë fanellë, sepse, pikësëpari, unë jam një qenie njerëzore përpara se të jem futbollist. Doja të shprehja të gjithë mbështetjen time për Ceuta-n dhe viktimat e sajë. Me atë gjest doja të tregoja mbështetjen tim për të gjithë ata emigrantë që kanë humbur jetën ose që jetojnë në kushte ekstreme dhe të vështira. Nuk ishte një vendim i lehtë. Unë e di që njerëzit menduan menjëherë se jam kundër Ceuta-s, por nuk është ashtu. Më vjen keq që në botë ka kaq shumë vuajtje”, u shpreh ndër të tjera Mbappe.
Kjo deklaratë e Mbappe, vjen menjëherë pasi presidenti i La Liga-s, Javier Tebas yllin francez, Vinicius dhe Konate se fakti që nuk e veshën plotësisht fanellën, është sikur të mos e kishin veshur fare.







