Në Francë, atmosfera rreth ekipit përfaqësues është fantastike, ku ulja në stol e një legjende si Zinedine Zidane ka pasur një efekt të menjëhershëm. Mjaftoi vetëm një seancë stërvitore, me Zidane në krye të ekipit, që yjet e Francës të shprehin ndjesitë e tyre të para, ku të gjithë shiheshin të qeshur, të fokusuar totalisht, me Zidane që ndoqi nga pranë çdo detaj. Çdo fjalë e Zidane, çdo prekje e topit nga ana e tij shoqërohej me buzëqeshje, shpesh edhe me habi, ku goditja e tij e parë drejtë portës përfundoi në trekëndësh: “U argëtuam shumë, ishte një stërvitje e parë shumë pozitive. Është shumë e vështirë të imitosh Zidane”, u shpreh Upamecano.
Pa diskutim shumë i kënaqur me uljen në stol të Zinedine Zidane u shfaq Kylian Mbappe:
“Është një fazë e re në përfaqësuese, një trajner i ri. Mendoj se gjithçka do të shkojë shumë mirë. Zidane ishte personi i parë që u përpoq të më transferonte tek Real Madrid. Isha vetëm 13-14 vjeç, tani ai është trajneri im në ekipin përfaqësues. Më duket si një film, është diçka fantastike. Tani kemi dy vite kohë për t’u përgatitur për Euro2028”, u shpreh Kylian Mbappe.
Mjaftoi vetëm një seancë stërvitore me Zidane në krye që në Francë, lojtarët dhe i gjithë ambienti, të harrojë Didier Deschamps, edhe pse ky i fundit qëndroi në krye të ekipit përfaqësues për 14 vite duke i dhuruar edhe një Botëror.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







