Shqipëria e ka nisur me “këmbën e mbarë” aventurën në Ligën e Kombeve teksa triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me kuqezinjtë që iu afruan golit me Manaj, ndërsa pak më vonë ishte Etrit Berisha që shpëtoi Shqipërinë. Çerek ore para fundit të fraksionit të parë, skuadra e Maran fiton penallti me anë të Gjimshitit, pas një kontakti në zonë. Nga pika e bardhë nuk fali Asllani, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e parë rezervoi edhe një tjetër moment magjik, me Muçin që dyfishoi rezultatin pas asistit të Hysajt. Në pjesën e dytë, Seferi pati shansin e artë për të thelluar edhe më shumë shifrat po gaboi. Në krahun tjetër, bjellorusët nuk u ftën dot në lojë, pavarësisht tentativave.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë është ajo ndaj San Marinos, e planifikuar të luhet pas 3 ditësh.
5- Shqipëria “flirton” me golin me anë të Manaj. Rast i mirë.
1- Nis ndeshja.







