2 ndeshje 6 pikë të plota. Portugalia feston me Jorge Jesus në pankinë dhe me C.Ronaldo-n në stol. Për herë të parë pas 18 vitesh, CR7 nuk luan asnjë minutë për ekipin përfaqësues, por ky detaj pati një efekt pozitiv, pasi luzitanët triumfuan 2-1 në transfertë përballë Norvegjisë së Haaland. Në mungesë të Ronaldo-s, ai që bën liderin për Portugalinë është sërish Joao Felix, me sulmuesin e Al Nassr që zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë në minutën e 17-të.
Si gjithnjë, nuk mund të mungonte në apel, Erling Haaland, me “bomberin” e Man.City që përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 51-të.
Festa nuk zgjati shumë pasi, pasi 3 minuta më vonë, Ramos përfitoi nga një gafë e portierit Nyland dhe me një parabël të bukur rikthehu Portugalinë në avantazh. Portieri Nyland përjetoi një mbrëmje të errët, pasi sërish pak minuta më vonë, një gafë e tij i dhuroi Ramos “dopjetën”, por për fat të mirë VAR i erdhi në ndihmë duke anuluar golin për pozicion jashtë loje.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Portugalinë që feston për këtë 3 pikësh që i jep kreun e Grupit 4 në Ligën A.
Një fitore të rëndësishme në këtë Grup siguroi edhe Danimarka, me këta të fundit që triumfuan 2-0 përballë Uells.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








