Tifozët kuqezi pritet të jenë të shumtë në përballjen mes San Marinos dhe Shqipërisë. Biletat për sektorin e dedikuar shqiptar janë shitur prej ditësh, ndërsa shumë shqiptarë që jetojnë në Itali kanë siguruar vende edhe në sektorë të tjerë të stadiumit.
Kështu, mbështetja për Kombëtaren pritet të jetë e madhe, me tribunat e stadiumit në San Marino që pritet të dominohen nga ngjyrat kuqezi.
Kujtojmë që Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë pak ditë më parë, në takimin e parë të vlefshëm për Nations League. Golat u realizuan nga Asllani dhe Muçi.









