Trajneri i kombëtares, Maran doli në konferencë pas humbjes 2-1 me Finlandën.
“Patjetër që meritonim rezultat pozitiv. E meritonim edhe fitoren, pavarësisht se ishim edhe me 10 lojtarë. Skuadra ka luftuar për të bërë aksione dhe për të bërë diçka. Jemi penalizuar.
Sigurisht që duhet të përmirësohemi dhe ta rinisim nga fillimi. Na kanë penalizuar disa vendime arbitrare, janë të pashpjegueshme. Falëndërojë tifozët që na kanë mbështetur edhe këtu në Finlandë.
Kemi bërë ndeshje shumë të mire. Për zëvendësimin e Hoxhës, ka të bëjë se Manaj na duhej, mund të shfrytëzonim edhe hapësirat e Muçit. Ishim të penalizuar për të bërë ndërrime të tilla, pra zvëndësimi i Hoxhës, pas kartonit të kuq”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








