Fatmira Nikolli
Nga Franca ku ndodhet në prova për premierën e re që do të sjellë në Tiranë, koreografi i njohur, Angjelin Preljocaj, i dërgoi festivalit ndërkombëtar të dancit, vetëm një përshëndetje, në një video, kur artist shpërfaq jo vetëm modestinë, por edhe profilin e një njeriu që punon për skenën duke qëndruar pas saj. Pjesa përballet për herë të parë me publikun me 16 tetor duke dhënë mesazhe në data simbolike në një skenë ndërkombëtare.
“Jam në prova në ‘Aix-en-Provence’ për veprën time të re, ‘Soulèvement’ (kryengritja). Për këtë arsye jam edhe shumë i zënë. Vepra do të jetë premierë në Tiranë dhe mezi pres t’ju takoj në datat 16-17”, tha ai përmes një video mesazhi.
Festivali bashkon 17 shfaqje në skena të ndryshme, tradicionale dhe alternative, duke i çuar shfaqjet aty ku ka edhe publik përtej sallave ku publiku vjen. Programi është sa një shtrirje horizontale e artit edhe pikë takimi e skenës shqiptare me dancit ndërkombëtar e përvojat që prekin skenat evropiane. Për Shqipërinë, këto janë jo vetëm sfida financiare, por edhe mundësi.
Sivjet në skenë bashkohet edhe Teatri i Kosovës, duke bashkuar dy anët e kufirit në art edhe përmes shfaqjet së përbashkët, po ashtu premierë ndërkombëtare “Neighbors from motherland” me artistin e njohur Brigel Gjoka.







