• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fury-Joshua, dueli nis me batuta: Pas ndeshjes për birra

04/10/2026
Fury-Joshua, dueli nis me batuta: Pas ndeshjes për birra

Tyson Fury dhe Anthony Joshua shkëmbyen kryesisht buzëqeshje dhe batuta miqësore kur më në fund u ngjitën së bashku në skenë për të promovuar duelin e peshave të rënda që tifozët e boksit e kanë pritur prej një dekade. Goditjet do të vijnë më vonë, më 11 dhjetor në Kardif, ku dy ish-kampionët e botës në dy kategori të ndryshme do të përballen për herë të parë. Për më tepër, dueli do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.

“Ka dhjetë vjet që po përgatitet. Ja ku jemi… Duhej të ndodhte në një moment dhe nuk ka moment më të mirë se tani”, tha Joshua gjatë konferencës për shtyp në Londër, hera e parë që të dy boksierët u panë ballë për ballë që prej njoftimit të duelit javën e kaluar. Përballja po promovohet si dueli më i madh në historinë e boksit britanik.

Pyetja e vetme është nëse vjen shumë vonë për t’i dhënë fund debatit se kush është boksieri më i mirë. Fury është 38 vjeç dhe është rikthyer disa herë nga pensionimi. Joshua mbush 37 vjeç pas dy javësh dhe dy ndeshjet e tij të vetme që prej humbjes ndaj Daniel Dubois për titullin botëror të IBFsë në vitin 2024 kanë qenë kundër “youtuber”-it Jake Paul dhe Kristian Prengës.

“Njerëzit thonë: ‘A është shumë vonë?’… Shumë vonë. Është qershia mbi tortë”, tha Fury, duke e shoqëruar fjalinë edhe me një sharje. Të dy boksierët vlerësuan Turki Alalshikh, presidentin e Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite dhe të Federatës Saudite të Boksit, për faktin se më në fund arriti ta realizonte përballjen. Alalshikh tha se kishte dashur që dueli të zhvillohej në stadiumin Uembli të Londrës, por në fund u zgjodh Kardifi, pasi nuk u arrit të merrej leja që stadiumi ikonik i kryeqytetit të qëndronte i hapur deri në orën 02:00 të mëngjesit. “Në fund, Uellsi e përmbushi detyrën. Dhe, gjithsesi, është ende Mbretëria e Bashkuar”, tha Alalshikh.

Shuma e shpërblimit financiar për duelin nuk është bërë publike, por mediat britanike e vlerësojnë atë në rreth 200 milionë dollarë. “Po paguhen jashtëzakonisht mirë”, deklaroi Frank Warren, promotori i ekipit të Furyt. Konferenca për shtyp u shoqërua kryesisht me buzëqeshje dhe të qeshura, ndërsa të dy shkëmbyen disa thumbime verbale për një seancë të famshme sparingu të zhvilluar më shumë se 10 vjet më parë, kur Joshua ishte ende amator. Fury ishte ai që foli më shumë, por në përgjithësi pati fjalë të mira për rivalin e tij.

“Ka qenë një model për t’u ndjekur dhe simboli i boksit britanik për vite me radhë. E gjej veten duke mbrojtur rivalin tim të përbetuar përballë tifozëve që takoj në rrugë. Thënë kjo, sigurisht që jemi këtu për të luftuar dhe do të luftojmë”, tha Fury.

“E di që nëpër pub-e njerëzit janë zënë seriozisht për atë se kush do të fitojë mes Tysonit dhe meje. E di që edhe familjarë janë distancuar nga njëri-tjetri për shkak të debatit se kush do të fitojë… Jam i lumtur që jam këtu, që po luftoj dhe po përmbush fatin tim para se të largohem nga kjo botë”, u shpreh Joshua. Ndërkohë, Fury theksoi gjithashtu kontrastin e madh fizik dhe stilistik mes të dyve: “Jam këtu sot si kampioni i botës në peshat e rënda me fizikun më të çuditshëm në historinë e këtij sporti. Jam tullac, i shëndoshë, me mjekër, i shëmtuar, i ngadaltë dhe i rëndë”. Në atë moment, Joshua e ndërpreu: “Është e vërtetë”, ndërsa Fury vazhdoi:

“Dhe kemi këtë djalosh këtu. Me trup të skalitur si një olimpist, si prej mermeri. Por sa herë që e godasin në nofull, rrëzohet”. Fjalët ishin më pak miqësore kur Fury iu drejtua Eddie Hearn, promotorit të ekipit të Joshuas. Për një moment, ai u përpoq të ndezte disi rivalitetin, duke u tallur me faktin se kundërshtari i tij në ring e kishte quajtur veten “pronari i shtëpisë” gjatë promovimit të duelit. “Tani ka ardhur koha të paguhet qiraja dhe unë nuk do ta paguaj. Sepse numri 1 jam unë”, deklaroi Fury.

Dy boksierët diskutuan gjithashtu se përse emri i Furyt shfaqet i pari në materialet promocionale të duelit. Megjithatë, kur u përballën në skenë, asnjëherë nuk u dukën pranë një konfrontimi fizik. Përkundrazi, Fury tashmë po përgatitet ta ftojë rivalin e tij për një birrë pas duelit. “Nuk e di nëse pi, por shpresoj që pas kësaj përballjeje të mund të pimë bashkë nga një birrë Guinness”, tha Fury. “Të fitojmë, të humbasim apo të barazojmë. Fillimisht luftojmë dhe më pas pimë një birrë. Çfarë mendon?”. Joshua u përgjigj: “Nuk e di nëse mund të të besoj”.

Related Posts

Alarm te Baseli, Shaqiri dërgohet në spital pas dëmtimit
Sport

Alarm te Baseli, Shaqiri dërgohet në spital pas dëmtimit

04/10/2026
“Festival” golash, Anglia i shënon shtatë Kroacisë në Nations League
Sport

“Festival” golash, Anglia i shënon shtatë Kroacisë në Nations League

03/10/2026
“Fillimi ishte me të vërtetë i vështirë”, trajneri i Finlandës: Jam i lumtur, por…
Sport

“Fillimi ishte me të vërtetë i vështirë”, trajneri i Finlandës: Jam i lumtur, por…

03/10/2026
“Nuk të ndodh çdo ditë të luash në Champions”, ndizet dueli me deklaratat e Dedes dhe Makharadzes: Kemi besim se kualifikohemi
Sport

“Tërheq këmbën” nga kartonët, Egnatia nuk përsërit gabimet e sezonit të kaluar – Balkanweb.com – News24

03/10/2026
“Kryengritje”, premiera ndërkombëtare e Angjelin Preljocajt në Tiranë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kryengritje”, premiera ndërkombëtare e Angjelin Preljocajt në Tiranë

03/10/2026
“Kryengritje”, premiera ndërkombëtare e Angjelin Preljocajt në Tiranë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kryengritje”, premiera ndërkombëtare e Angjelin Preljocajt në Tiranë – Balkanweb.com – News24

03/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fury-Joshua, dueli nis me batuta: Pas ndeshjes për birra

Fury-Joshua, dueli nis me batuta: Pas ndeshjes për birra

04/10/2026
Alarm te Baseli, Shaqiri dërgohet në spital pas dëmtimit

Alarm te Baseli, Shaqiri dërgohet në spital pas dëmtimit

04/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al