Pas pauzës, e cila do të zgjasë edhe një javë tjetër, Egnatia rikthehet në kampionat me një përballje që kërkon menjëherë përqendrim maksimal. Kampionët do të sfi dojnë Laçin, në një ndeshje që vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, përpara një periudhe ku kalendari do të nisë të bëhet gjithnjë e më i ngjeshur. Skuadra e Nevil Dedes e nisi kampionatin me ritëm të mirë, por tashmë duhet të rikthehet në atmosferën e garës pas ditëve pa ndeshje zyrtare.
Pikërisht kjo është një nga pyetjet që shoqëron sfi dën: si do të reagojë Egnatia pas ndërprerjes dhe sa shpejt do ta gjejë ritmin e saj. Në anën tjetër është Laçi, një kundërshtar që nuk mund të merret lehtë dhe që do të kërkojë të shfrytëzojë çdo moment ku kampionët mund të mos jenë ende në maksimumin e tyre.
Nëse ka një kundërshtar ndaj të cilit Egnatia ka krijuar një ecuri veçanërisht pozitive vitet e fundit, ai është Laçi. Në 10 përballjet e fundit mes tyre, rrogozhinasit kanë marrë 7 fitore dhe 2 barazime, ndërsa kanë pësuar vetëm një humbje. Për kampionët, kjo përballje mund të shërbejë edhe si një lloj matësi pas pushimit. Dede ka pasur kohë për të punuar me ekipin, për të rikuperuar lojtarët dhe për të përgatitur sfi dën me Laçin. Kjo përballje do të ketë rëndësi edhe për vazhdimësinë e Egnatias në kampionat.
PAS LAÇIT, EUROPA – Një tjetër element që i jep rëndësi kësaj sfi de është ajo që vjen menjëherë pas saj. Egnatia po hyn në një periudhë ku kampionati dhe Europa do të ndërthuren, ndaj ndeshja me Laçin mund të shihet edhe si pika e nisjes së një faze të re. Kampionët do të kenë përballë një kalendar shumë më të ngjeshur dhe për këtë arsye është e rëndësishme që rikthimi të jetë sa më i qetë dhe i kontrolluar.
Një paraqitje e mirë ndaj kurbinasve do t’i jepte skuadrës jo vetëm pikët e kërkuara, por edhe ritmin e nevojshëm për sfi dat që presin. Laçi, ndërkohë, do të hyjë në fushë me një motiv të qartë: të ndalë një kundërshtar ndaj të cilit ka vuajtur në përballjet e fundit. Egnatia do të ketë përballë një ekip që nuk ka asgjë për të humbur dhe që do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi. Kampionët e dinë se bilanci i shtatë fi toreve, dy barazimeve dhe vetëm një humbjeje është histori, ndërsa duhet shkruar një tjetër kapitull.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









