• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zirkzee nderon Xavi-n, Holanda “thyen” 2-1 Serbinë – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
Zirkzee nderon Xavi-n, Holanda “thyen” 2-1 Serbinë – Balkanweb.com – News24

Me 8 pikë në 4 ndeshje, po aq sa edhe Greqia, Holanda kryeson Grupin e 2-të në Ligën A. Ekipi i Xavi-t nuk është brilant, por ecuria e tij me “tulipanët”, të paktën deri më tani, mund të konsiderohet pozitive. Edhe ndaj Serbisë shfaqën një formë të mirë ku kishin 65% kontrollin e topit, tentuan 22 herë të gjenin golin, ndërsa goditën 7 herë kuadratin.

Tifozët e pranishëm në “Philips Stadium” shpërthyen në festë në minutën e 31-të ku Koopmeiners futi në zonë një kros të bukur nga goditja e dënimit, me topin që nuk gjeti asnjë devijim, por përfundoi direkte e në rrjetë. Festa nuk zgjati shumë pasi 4 minuta më vonë, Cvetkovic me një goditje shumë të bukur me kokë barazoi shifrat në 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi i Anderlecht i shkoi shumë pranë “dopjetës” personale, ku me një veprim shumë të bukur brenda në zonë flirtoi me golin, ku e majta e tij i shkoi shumë pranë shtyllës pingule. Xavi ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë edhe Zirkzee, me sulmuesin e Man.United që në minutën e 72-të, i pa shqetësuar në shtyllën e dytë, e kishte të lehtë të shtynte topin shumë pranë vijës fatale, gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të shmangur këtë humbje.

I kënaqur me pikët e plota dhe atë që dhuroi ekipi i tij u shfaq trajneri Xavi: “Jam shumë i kënaqur, jo vetëm për rezultatin, por edhe për faktin që ekipi është në krye të tabelës pas xhiros së 4-ët. Krijuam shumë shanse, por sigurisht, mund të luajmë edhe më mirë, edhe pse përballë kishim një rival si Serbia, një skuadër që bën presing dhe janë të fortë në duelet një kundër një”, theksoi ndër të tjera trajneri i Holandës.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Paraqitje e shkëlqyer, ishim mbresëlënës – Balkanweb.com – News24
Sport

Paraqitje e shkëlqyer, ishim mbresëlënës – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë
Sport

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

04/10/2026
Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova
Sport

Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

04/10/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Tirana tronditet para derbit, vendim drastik për të ardhmen e bardhebluve

04/10/2026
“Ronaldo, ikona më e madhe e kombëtares”, Bruno Fernandes për largimin e CR7: Kam folur me të
Sport

“Ronaldo, ikona më e madhe e kombëtares”, Bruno Fernandes për largimin e CR7: Kam folur me të

04/10/2026
Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës – Balkanweb.com – News24
Sport

Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës – Balkanweb.com – News24

04/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zirkzee nderon Xavi-n, Holanda “thyen” 2-1 Serbinë – Balkanweb.com – News24

Zirkzee nderon Xavi-n, Holanda “thyen” 2-1 Serbinë – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
Paraqitje e shkëlqyer, ishim mbresëlënës – Balkanweb.com – News24

Paraqitje e shkëlqyer, ishim mbresëlënës – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al