• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001

05/10/2026
Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001

Kush e dominon kryeqytetin? Në statistikat afatgjata, dihet që Partizani dominon qytetin, por nga ardhja e të kuqve në Superiore dhe rënia e ringritja e bardhebluve shumë ujëra kanë rrjedhur. Tirana dhe Partizani përballen sërish me një histori që nuk njeh dominues. Pas 74 përballjeve të regjistruara në statistikat e derbit, dy skuadrat kryeqytetase janë në barazi të plotë.

Nga 25 fitore secila, ndërsa 24 ndeshje janë mbyllur në barazim. Është një bilanc që tregon më së miri peshën dhe rivalitetin e këtij derbi. Asnjëra prej skuadrave nuk ka mundur të shkëputet në historinë e përballjeve direkte. Në përqindje, Tirana dhe Partizani kanë nga 33.8% fitore, ndërsa barazimet përbëjnë 32.4% të të gjitha ndeshjeve.

PARTIZANI KISHTE AVANTAZHIN – Në vitet e fundit, rivaliteti ka qenë po aq i fortë. Në 10 përballjet e fundit, Partizani ka një avantazh të lehtë me 4 fitore, kundrejt 3 të Tiranës, ndërsa 3 derbi kanë përfunduar në barazim. Por derbi i fundit i ka buzëqeshur Tiranës.

Më 25 prill 2026, bardheblutë fituan 2-1, duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë një tjetër triumf të rëndësishëm ndaj rivalëve të përjetshëm. Para kësaj ndeshjeje, Partizani kishte fituar dy derbet e fundit të kampionatit, të dyja me shifrat 2-0. Në dhjetor 2025, të kuqtë triumfuan në fushën e Tiranës, ndërsa në shkurt 2026 fi tuan edhe në duelin pasardhës. Tirana, megjithatë, kishte dhënë një përgjigje të fortë në tetor 2025, kur fitoi 3-0 në transfertë. Edhe në prill të atij viti bardheblutë kishin triumfuar me të njëjtin rezultat.

GOLAT NUK MUNGOJNË – Historia e gjatë e përballjeve sjell edhe rezultate spektakolare. Një nga ndeshjet më të thella në favor të Tiranës është fitorja 5-1 ndaj Partizanit më 28 shkurt 2020. Po ashtu, bardheblutë kanë fi tuar 5-2 në tetor 2004 dhe 4-0 në prill 2005. Partizani, nga ana tjetër, ka regjistruar një fitore të thellë 4-1 ndaj Tiranës në mars 2008. Por krahas fitoreve të thella, derbi ka prodhuar edhe një numër të madh ndeshjesh të mbyllura pa fi tues. 24 barazime në 74 ndeshje tregojnë se shpesh diferenca mes dy skuadrave ka qenë minimale.

NJË HISTORI QË VAZHDON – Nga përballja e 3 nëntorit 2001, e mbyllur 0-0, deri te derbi i fundit në prill 2026, historia ka prodhuar gjithçka, fitore, përmbysje, gola, barazime dhe rezultate të thella. Por një gjë nuk ka ndryshuar. Tirana dhe Partizani mbeten të pandarë në bilancin historik. 25 fi tore për bardheblutë, 25 për të kuqtë dhe 24 barazime. Një derbi pa mbret, ku çdo ndeshje e re mund të ndryshojë historinë.

Related Posts

Trajneri i Irlandës i prerë, mesazh UEFA-s: Nuk duam të luajmë më me Izraelin
Sport

Trajneri i Irlandës i prerë, mesazh UEFA-s: Nuk duam të luajmë më me Izraelin

05/10/2026
Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes – Balkanweb.com – News24
Sport

Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes

05/10/2026
Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes – Balkanweb.com – News24
Sport

Befasi në Kombëtare! Maran ndërron mendje për ftesën e futbollistit një ditë para ndeshjes – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin – Balkanweb.com – News24
Sport

U kthye me gol, Asllani: E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin

05/10/2026
E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin – Balkanweb.com – News24
Sport

E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin – Balkanweb.com – News24

05/10/2026
Të mbyllim shpejt llogaritë, pres shumë nga vetja – Balkanweb.com – News24
Sport

Të mbyllim shpejt llogaritë, pres shumë nga vetja – Balkanweb.com – News24

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Irlandës i prerë, mesazh UEFA-s: Nuk duam të luajmë më me Izraelin

Trajneri i Irlandës i prerë, mesazh UEFA-s: Nuk duam të luajmë më me Izraelin

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al