• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën

07/10/2026
UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën – Balkanweb.com – News24

Shqipëria po përgatitet për një tjetër event madhor të futbollit europian, teksa janë përcaktuar 12 nga 16 skuadrat që do të marrin pjesë në finalet e UEFA European Under-21 Championship 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Kombëtarja shqiptare U-21 është automatikisht pjesë e turneut si një nga vendet organizatore, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën finale të një Europiani U-21. Shqipëria do të jetë kështu pjesë e një turneu që do të sjellë në vendin tonë disa prej kombëtareve më të spikatura të Europës dhe talentet e së ardhmes së futbollit europian.

Deri tani, përveç Shqipërisë dhe Serbisë, kanë siguruar kualifikimin Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Polonia, Portugalia dhe Spanja.

Në mesin e skuadrave të kualifikuara janë edhe kampionët në fuqi të Europës, Anglia, e cila ka fituar dy edicionet e fundit, si edhe Gjermania, Italia dhe Spanja, kombëtare me një histori të rëndësishme në këtë kompeticion.

Katër vendet e fundit për fazën finale do të përcaktohen përmes ndeshjeve play-off të muajit nëntor. Shorti për fazën play-off do të hidhet këtë të premte. Çekia, Danimarka, Finlanda, Greqia, Islanda, Holanda, Irlanda dhe Turqia janë ekipet Kombëtare që kanë siguruar fazën play-off.

Për Shqipërinë, ky Europian përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit të moshave, si dhe një mundësi për të mirëpritur në vendin tonë skuadrat dhe talentet më të spikatura të Europës U-21.

Related Posts

UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
Një epokë e basketbollit evropian merr fund! Shuhet Monaco, klubi shpall falimentin dhe pezullon aktivitetin
Sport

Një epokë e basketbollit evropian merr fund! Shuhet Monaco, klubi shpall falimentin dhe pezullon aktivitetin

07/10/2026
“Mbappe Out”, mbi 2 mln firma kundër francezit, por Reali del në krah
Sport

Mbappe, sërisht çështje në Madrid, përplaset me Mou dhe “arratiset” në Paris

07/10/2026
“Mbappe Out”, mbi 2 mln firma kundër francezit, por Reali del në krah
Sport

Mbappe, sërisht çështje në Madrid, përplaset me Mou dhe “arratiset” në Paris

07/10/2026
Notat/ Asllani MVP, ndeshje e ndërlikuar për kuqezinjtë, “ngec” sulmi (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Notat/ Asllani MVP, ndeshje e ndërlikuar për kuqezinjtë, “ngec” sulmi (FOTO)

07/10/2026
Shkarkohet Montella, në Turqi të bindur, e pason Arda Turan – Balkanweb.com – News24
Sport

Shkarkohet Montella, në Turqi të bindur, e pason Arda Turan – Balkanweb.com – News24

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën – Balkanweb.com – News24

UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën

07/10/2026
UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën – Balkanweb.com – News24

UEFA U-21 EURO 2027/ Përcaktohen 12 nga 16 finalistët, Shqipëria gati për të pritur Europën – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al