Arteta-Arsenal është kthyer në një dashuri pa kushte, një martesë e shëndetshme e cila pritet të zgjasë në kohë, të paktën deri në vitin 2030. “Topçinjtë” falënderojnë në mënyrën e tyre tekniku spanjoll i cili rikthehu titullin në Londër pas 22 vitesh pritje, gjithashtu dërgoi ekipin deri në finalen e Champions League ku u dorëzua përballë PSG vetëm nga ruleta e penalltive. Me anë të njoftimi për mediat, klubi i Arsenal bëri publike rinovimin e kontratës me Mikel Artetan deri në vitin 2030:
“Jemi të nderuar të njoftojmë se Mikel Arteta firmosi një kontratë të re me terma afatgjatë me Arsenal”, lexohet ndër të tjera në postimin e “topçinjve”.
Nuk e fshehu gëzimin për këtë kontratë të re Mikel Arteta: “Është një privilegj për mua të lidh të ardhmen time me këtë klub, të punojë me këta persona të shkëlqyer. Ky klub është unik, për atë që përfaqëson dhe për emocionet që të dhuron. Jam i bindur se ky është vetëm fillimi i asgjë që mund të arrijmë së bashku. Më duhet të shtoj se jam shumë krenar dhe i privilegjuar që do të drejtoj këtë ekip në një periudhë historike, në 140 vjetorin e themelimit, është një nder i madh, për mua dhe për familjen time”, u shpreh Arteta.
Me firmën e hedhur në kontratën e re, Mikel Arteta shndërrohet në trajnerin më të paguar në Premier League. Sipas mediave angleze, Artata do të përfitojë 20.1 milionë euro në vit, plus 5 të tjera në formë bonusesh.







