Situatë e pazakontë te Vllaznia në prag të përballjes së radhës në kampionat me Dinamon. Pas largimit të drejtorit sportiv Vioresin Sinani, në klub raportohet për një tjetër zhvillim që ngre pikëpyetje mbi gjendjen aktuale të skuadrës.
Sipas informacioneve nga Shkodra, pjesa më e madhe e futbollistëve të ekipit të parë nuk është paraqitur në seancën stërvitore të planifikuar për orën 16:00. Dyshohet se problemet me pagat kanë sjellë këtë vendim drastik të lojtarëve. Sesi do shkojnë gjërat, do na duhet të presim e të shohim.








