Nga Albert Malaj
THIRRJE PËR DEPUTETËT E QARKUT GJIROKASTËR
Deputetëve të Qarkut Gjirokastër, në veçanti, u kërkojmë të dëgjojnë zërin e banorëve të Memaliajt, Libohovës dhe Këlcyrës përpara çdo vendimmarrjeje lidhur me të ardhmen administrative të këtyre bashkive.
Çdo ndryshim i tillë duhet të vlerësohet me shumë përgjegjësi, duke marrë në konsideratë pasojat .
* shërbimet ndaj qytetarëve;
* zhvillimin ekonomik dhe social;
* përfaqësimin dhe vendimmarrjen pranë komuniteteve;
* rrezikun e shtimit të shpopullimit;
* ruajtjen e identitetit dhe historisë së këtyre tre bashkive.
Vota dhe qëndrimi juaj janë një përgjegjësi publike. Prandaj, zëri i banorëve duhet të dëgjohet. Memaliaj, Libohova dhe Këlcyraj,anë komunitete me histori, tradita dhe breza që kanë ndërtuar jetën e tyre në këto territore.









