Harry Kane është gati të firmos kontratën e re me Bayern Munich, kjo është e vetmja gjë e sigurt për momentin, por është ende e paqartë kushtet dhe kohëzgjatja. Sport BILD sjell një tjetër version, me të përditshmen gjermane që shkruan se Kane do të firmos një kontratë 3-vjeçare, deri në vitin 2030. Kontrata aktuale e Harry Kane skadon më 30 qershor 2027.
Në këtë mënyrë “bomberi” anglez do të qëndrojë në Mynih edhe për 4 vite të tjera. Praktikisht, kjo pritet të jetë kontrata e fundit e rëndësishme profesionale e Harry Kane, i cili në përfundim të aventurës së tij në Mynih do të jetë 37-vjeç.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








