Partizani po shqyrton mundësinë e emërimit të kroatit Mislav Karoglan në krye të skuadrës, si alternativë për të zëvendësuar Florin Bratun, i cili u shkarkua pas humbjes në derbi.
Karoglan, 44 vjeç, është një emër i njohur, ndërsa për herë të fundit drejtoi Ballkanin në Superligën e Kosovës. Tekniku mund të jetë një nga opsionet e klubit të kuq për të marrë drejtimin e ekipit në një moment të vështirë të sezonit. Shkarkimi i Florin Bratut erdhi pas disfatës 1-3 në derbin e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ndaj Tiranës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









