Kush mund të ndalë Barcelonën? Kjo është pyetja që po qarkullon këtë fillim sezoni, në një kohë kur ekipi i Hansi Flick është thjesht i papërmbajtshëm. Barça ka fituar 8 ndeshje në 8 në La Liga, plus 1 ndeshje në Champions. Në të 9-të sfidat në total, Barcelona ka shënuar 39 gola me një mesatare të frikshme 4,33 gola për ndeshje.
Pavarësisht se gjatë verës u larguan jo pak por tre sulmues, Robert Lewandowski, Ferran Torres, Marcus Rashford, ofensiva e Hansi Flick vijon të funksionojë në mënyrë të shkëlqyer. Protagonisti kryesor absolut, deri në këtë pikë është Raphinha, me brazilian që ka shënuar 14 gola në 8 ndeshje. Suksesi i fundit, 3-0 përballë Getafe barazoi rekordin e sezonit 2013/14 kur Barcelona, kohë kur ekipi blaugrana koleksiononte 8 fitore radhazi në La Liga. Rekordin në La Liga e mban Real Madrid me 9 fitore radhazi në vitin e largët 1968.
Këtë edicion vetëm La Liga, apo trofetë në Spanjë i rrinë ngushtë ekipit të Hansi Flick, me Barcelonën që ka vendosur si prioritet absolut triumfin në UEFA Champions League, trofe që i mungon nga viti 2015 kur Luis Enrique së bashku me MSN e famshme, Messi, Suarez, Neymar thyen Juven në finale.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








