Enzo Maresca ishte i përzgjedhur prej kohësh nga drejtuesit e Man.City si pasuesi i Pep Guardiola-s, një zgjedhje natyrale për të vijuar projektin e teknikun spanjoll, dhe shifrat i japin të drejtë stafit të qytetarëve. Maresca i ka bërë një nisje perfekte këtij edicioni në Premier League ku triumfi ndaj Liverpool ishte i 6 në 6 javët e para.
Me këtë fitore, Enzo Maresca barazon mentorin e tij Pep Guardiola, me spanjollin që arriti kuotën e 6 fitoreve radhazi në dy edicione, në sezonin 2017-2017 dhe 2023-2024. Nëse City fiton edhe në sfidën e radhës, atë kundër Ipsëich, atëherë Marseca do të vendos një rekord të ri në historinë e Man.City, me 7 fitore radhazi. Vetëm 3 trajnërë kanë pasur një ecuri të tillë, me 6 fitore radhazi në fillim të sezonit në Premier League, Guardiola në dy raste, Ancelotti me Chelsea-n dhe Ole Gunnar Solskjaer me Man.United.
Jo vetëm ecuria perfekte në Premier League, në 9 ndeshje me Maresca-n në stol, Man.City ka koleksionuar 8 fitore, mes Champions, Premier League dhe EFL Cup. E vetmja disfatë është ajo kundër Arsenal, në sfidën e tij të parë, në finalen e Community Sheild.
Për fat të keq, Marseca po rishkruan historinë e Man.City në një moment shumë delikat ku qytetarët u shpallet fajtor për 114 nga 115 akuza për shkelje të rregullave financiare.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









