Dinamo ka përpara një kalendar të ngjeshur në Superiore, teksa synon të mbyllë sa më mirë fazën e parë të kampionatit. Blutë do të përballen me Teutën, Egnatian dhe më pas me Tiranën, në tre sfida që pritet të kenë rëndësi për ecurinë e skuadrës në kampionat.
Ndeshja e parë e këtij kalendari do të luhet më 16 tetor, në orën 18:30, ku Dinamo do të presë Teutën në “Elbasan Arena”. Vetëm pak ditë më vonë, më 25 tetor, në orën 18:30, blutë do të përballen me Egnatian, në një tjetër takim që premton rivalitet. Sfi da e radhës do të jetë derbi ndaj Tiranës, i programuar për 28 tetor, ku Dinamo do të luajë në ‘transfertë’.
Me tri përballje të rëndësishme brenda një periudhe të shkurtër, skuadra dinamovite do të kërkojë të marrë rezultatet maksimale për të konsoliduar pozitat e saj në renditje e Superiore. Blutë hyjnë kështu në një periudhë vendimtare, ku çdo pikë mund të ketë peshë në objektivat e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.








