• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

14/10/2026
19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, nënkomisar F. K., pas publikimit të videos ku shfaqet 19-vjeçari L. B., me këmbën e thyer, teksa shoqërohet nga policia pranë Parlamentit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Paralelisht, është ngritur një grup i posaçëm për të verifikuar veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestës dhe respektimin e procedurave standarde të punës.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të tij nga punonjësit e Policisë.

Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.

Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit u bën thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi t’i ndalin menjëherë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, për të garantuar sigurinë e tyre

Related Posts

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ Policia i thyen këmbën të riut (VIDEO)

13/10/2026
Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve
Kryesore

Tirana në flakë, Ministri i Brendshëm: Kam kërkuar të merren masat për uljen e tensioneve

13/10/2026
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!
Kryesore

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!

13/10/2026
Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë
Kryesore

Protesta e studentëve, Ministri i Brendshëm: U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë

13/10/2026
Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur
Kryesore

Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 persona të shoqëruar, 6 policë të plagosur

13/10/2026
Zv/kryeministrja Albana Koçiu për protestën: Dhunë e orkestruar, të rinjtë po përdoren
Kryesore

Zv/kryeministrja Albana Koçiu për protestën: Dhunë e orkestruar, të rinjtë po përdoren

13/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

19-vjeçarit i thyen këmbën, reagon Policia e Shtetit, pezullon 4 efektivë dhe shefin e komisarit nr.1

14/10/2026
VIDEO/ Bayern “ngrin” në Norvegji, Viking i shënon dy  gola në pjesën e parë, barazim Inter dhe Barcelona

VIDEO/ Bayern dështon në Norvegji, Interi zhgënjyes, Barça nuk fal në Champions

13/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al