Protesta tashmë ka degjeneruar në akte dhune dhe vandalizëm ndaj bizneseve.
Disa banka të nivelit të dytë janë sulmuar, ndërkohë që një biznesi në katin e parë të godinave që njihen si kullat binjake, i është vendosur flaka.
Protestuesit janë përleshur me forcat e policisë duke hedhur objekte të forta drejt tyre, ndërkohë që policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Po kështu protestuesit kanë sulmuar disa institucione, ku kanë arritur të depërtojnë duke thyer xhama dhe duke nxjerrë objekte prej aty.









