Një nga emrat më të njohur në atletikën shqiptare, Luiza Gega ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave studentore dhe dhunën e ushtruar nga policia.
Kolonelja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet e tmerruar për atë që ka parë këto ditë.
“Kam pasur dhe vazhdoj të kem shumë respekt për uniformën e Policisë së Shtetit. Por ajo që kam parë këto dy ditë është zhgënjyese.
Uniforma duhet të jetë simbol i sigurisë dhe mbrojtjes, jo i frikës dhe dhunës ndaj gjimnazistëve dhe të rinjve që kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre”, shkruan Gega.







