• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia

17/10/2026
Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia

Një nga fotografitë më të shpërndara të protestës së djeshme në Tiranë është ajo e një efektivi policie që mban me forcë një të ri, në një moment përplasjeje në rrugë. Pamja, që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ka rikthyer debatin për mënyrën se si policia ndërhyri ndaj protestuesve gjatë ditës së katërt të revoltës.

I riu në fotografi është identifikuar si Muhamet Skana, i cili, sipas raportimeve mediatike, ka mbetur i dëmtuar pas ndërhyrjes së policisë pranë Ministrisë së Arsimit.

Sipas raportimeve nga Spitali i Traumës, Skana ka pësuar dëmtime në vertebra dhe humbje të kujtesës. Gazetarja Denada Jushi raportoi se i riu ishte i vetëdijshëm, por fillimisht nuk kujtonte asgjë nga ngjarja. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë gjithashtu se, pasi është përplasur në asfalt, ai është goditur nga efektivë të tjerë ndërsa ndodhej në tokë.

Më vonë, një familjar i Muhamet Skanës konfirmoi për gazetaren Kristina Belba të News24 se i riu kishte dëmtime në kafkë dhe shtyllën kurrizore, por ndodhej jashtë rrezikut për jetën dhe kishte nisur gradualisht të rikujtonte ngjarjen.

Sipas disa mediave, dy efektivët e policisë të përfshirë në dhunimin e të riut janë pezulluar nga detyra. Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe përgjegjësitë për përdorimin e forcës.

Fotografia e Muhamet Skanës është kthyer në një nga pamjet më të forta të katër ditëve të protestave në Tiranë. Në një kryeqytet ku janë dokumentuar sulme ndaj policisë, dëmtime institucionesh dhe përplasje të dhunshme, rasti i tij ngre një pyetje që kërkon përgjigje nga autoritetet: Çfarë e justifikonte përdorimin e një force të tillë ndaj një të riu dhe a ishte ndërhyrja e policisë në përputhje me ligjin?/ VNA

Related Posts

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia
Lajme

“Jam i traumatizuar, kam dhimbje”, flet i riu Muhamet Skana

17/10/2026
Sot dita e pestë, nis protesta para Ministrisë së Arsimit
Kryesore

Sot dita e pestë, nis protesta para Ministrisë së Arsimit

17/10/2026
Protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik, qytetarët duan të rrëzojnë rrethimin e kantierit
Kryesore

Protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik, qytetarët duan të rrëzojnë rrethimin e kantierit

17/10/2026
Bizneset e shkatërruara nga protesta, Rama premton mbështetje
Kryesore

Bizneset e shkatërruara nga protesta, Rama premton mbështetje

17/10/2026
Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?
Kryesore

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën
Kryesore

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia

“Jam i traumatizuar, kam dhimbje”, flet i riu Muhamet Skana

17/10/2026
Sot dita e pestë, nis protesta para Ministrisë së Arsimit

Sot dita e pestë, nis protesta para Ministrisë së Arsimit

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al