Protestuesit i kanë vënë flakën një ambienti ngjitur me godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë, ndërsa zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme.
Flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës dhe nga pamjet shihet tym i dendur që del nga ambientet pranë institucionit, në një nga zonat më të banuara të Tiranës.
Ngjarja shënon një tjetër episod të rëndë gjatë protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me sulme ndaj institucioneve shtetërore, bizneseve private dhe pronës publike.









